• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Braçe: Reforma në drejtësi përfundon në janar, me apo pa opozitën

by A R
10/12/2015 23:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita organizoi më 8 Dhjetor protestën e parë të saj nga ajo që e quan vala e protestave popullore që nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë dhe ardhjen e një qeverie teknike që do të udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në fund të manifestimit përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit iu adresuan bunkerit të vendosur pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilit i vunë flakën në përpjekje për ta shkatërruar atë.

Ky ndoshta ishte momenti kulmor i protestës së Partisë Demokratike dhe lajtmotivi i diskutimeve mediatike dhe politike në këto dy ditë.

Çfarë arriti opozita me protestën e vet? A do ta paguajë Lulzim Basha gjobën e vendosur nga Bashkia e Tiranës për dëmet e shkaktuara? A synon Partia Demokratike që përmes këtyre protestave të vonojë reformën në drejtësi? Këto dhe të tjera pyetjeve u dhanë përgjigje të ftuarit e takimit të kësaj të enjteje në Top Story me Sokol Ballën.

I pari që mori fjalën ishte deputeti socialist, Erion Braçe. Ai e cilësoi një kapitull të mbyllur çështjen e bunkerit.

“Bunkeri u mbyll dje kur kryetari i Partisë Demokratike shpalli heronj të gjithë ata. Nuk merrem me bunkerin sepse është e turpshme”, tha ai.

Spartak Ngjela tha se duhej pritur përfundimi i veprës së nisur për të dhënë një gjykim për të nëse ishte ose jo një evokim i regjimit komunist.

“Mua nuk më pëlqente si vepër, por duhet të kemi pak vazhdimësi në ca arte të Ramës. Nuk e pamë sesi do të përfundonte. Në ‘93 apo ‘92 Rama hapi një ekspozitë me bunkerë me letra në Francë dhe këtu  u mërzit shumë Saliu dhe të gjithë ata të Saliut”, deklaroi Ngjela.

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo justifikoi veprimet e protestuesve me mllefin e madh të akumuluar, sipas tij, nga masat për shkak të cinizmit dhe arrogancës së qeverisë. Ai tha se bunkeri evokon një rikthim në regjimin komunist.

“Protesta bëhej pasi ishte akumuluar një mllef i madh popullor. Bunkeri evokon një rikthim tek një regjim që u ka shuar jetën mijëra jetëve dhe ua ka nxirë shumë të tjerëve”, tha Pollo.

Këtë mendim ndau edhe Bislim Ahmetaj, kryetar i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, i cili tha se ndërtimi i bunkerit ka prekur ish të përndjekurit.

Deputeti Braçe ndërhyu duke deklaruar se “bunkeri është pjesë e një instalacioni që po bëhet në sheshin mes ministrive”.

“Të sulmosh një vepër arti pa e ditur sesi do të përfundojë, kjo është më shumë sesa krim, është kërcënim i lirisë”, tha ai.

Braçe bëri një krahasim paralelizoi protestën e 21 Janarit 2011 dhe atë të 8 Dhjetorit, duke nxjerrë dallimet, sipas tij.

“Kur dhuna e policisë tejkalon dhunën e protestuesve, atëherë ky është krim. Më 8 Dhjetor prania e policisë ishte shumë e paktë dhe nuk u lëndua asnjë prej protestuesve, ndërsa më 21 Janar Sali Berisha vrau 4 vetë për të shuar shpirtin e protestës”, deklaroi Braçe.

Genc Pollo replikoi thënë se protesta e 8 Dhjetorit kishte elemente sporadike dhune, por ndryshe nga 21 Janari, sipas tij, nuk kishte grupe të përgatitura për dhunë të udhëhequr nga Tom Doshi, Taulant Balla dhe Saimir Tahiri.

Pollo komentoi shkurtimisht edhe gjobën e Bashkisë së Tiranës. Ai e konsideroi turp falsifikimin e firmës së inspektorit të policisë bashkiake.

“Turp që një kryetar bashkie falsifikon firmën. Edhe në Madagaskar nuk ndodh kjo”, u shpreh ai.

Ka zëra që valën e protestave të paralajmëruara, Partia Demokratike e lidhin me mungesën e dëshirës për reformën në drejtësi. Sa e vërtetë është kjo?

“Reforma në drejtësi duhet bërë, por jo siç është vepruar deri më tani. Duhet bërë me hapa konkrete. Shpresoj që ashtu si dekriminalizimi të ketë një marrëveshje për këtë reformë”, deklaroi Pollo.

Këtë qëndrim të Pollos, Erion Braçe e kundërshtoi duke sjellë në vëmendje deklaratën e Lulzim Bashës para protestës së 8 Dhjetorit.

“Para protestës, Basha ka dalë dhe ka thënë rrëzim të qeverisë Rama dhe qeveri teknike, reformë zgjedhore, dekriminalizim dhe zgjedhje të reja. E vetmja gjë që nuk tha Basha ishte reforma në drejtësi dhe paralelisht me deklarimet e Bashës u shtuan deklarimet e përfaqësuesve të BE dhe SHBA për rëndësinë e reformës në drejtësi. Sali Berisha ka emëruar të gjithë gjyqtarët dhe i organizonte kundër reformës në drejtësi të gjithë gjyqtarët”, tha Braçe.

Një letër e Ilir Metës drejtuar krerëve të grupeve parlamentare, ka ringjallur më shumë se kurrë debatin për reformën zgjedhore. Lidhur me këtë, Genc Pollo tha se kërkon kohë.

“Reforma zgjedhore nuk bëhën minutat e fundit nëse duam t’i kemi të pjekura. Të bëhet në kohë dhe problemi është që kemi patur në zgjedhje regres. Përdorimi i administratës është temë e trajtuar edhe nga ligji. Maxhoranca e sotme përdori banditët, hajdutët dhe kriminelët për presion elektoral. Ligji duhet të rregullohet, por aty ku mendohej se rezultati mund të shkonte kokë më kokë, ndikuan banditët për të intimiduar me dhunë. Problemi me zgjedhjet është edhe ndryshimi i ligjit edhe zbatimi i tij. Sot nuk mund të flasim për përmbajtjen e reformës në drejtësi dhe kur të vijë le të flasim sërish”, tha Pollo.

Spartak Ngjela tha se pa reformë në drejtësi, çdo reformë tjetër ndreq pak punë.

“Për mua reforma zgjedhore është e rëndësishme, por prish pak punë. Nëse Shqipëria nuk bën katarsisin e bërë nga Rumania, ku ka arritur në 1 mijë numri i zyrtarëve të dënuar për korrupsion, përfshirë këtu edhe 5 ish-kryeministra, nuk kemi gjë në vijë”, tha Ngjela.

Erion Braçe iu rikthyer reformës në drejtësi. “Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, reforma në drejtësi do të marrë zgjidhje, do apo nuk do opozita. Nevoja më e madhe për drejtësi nuk është nga politika, por për njerëzit. Të gjitha forcat politike duhet të thonë qartësisht se çfarë mendojnë për reformën në drejtësi. BE ka vendosur si prioritet reformën në drejtësi, jo qeverinë teknike”, tha ai.

Top Channel

Next Post

Ashley Hobbs, lepurushja më e nxehtë e vitit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com