• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Pse s’jam dakord me letrat e Ramës për Bashën

by Java News
05/06/2019 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka deklaruar se ajo që po bën opozita nuk duhet parë si protestë, por si fushatë.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, Braçe tha: “Mos e shikoni si protestë atë të opozitës, por si fushatë. Ato turet që të kujtojnë vitet ’90 me karvanët e makinave… ai është stili i tyre. Vazhojnë me idenë e atëhershme. Flet për tatime, biznese, bujqësinë, pavarësisht se nuk i njeh fare (Lulzim Basha). E motivon partinë e tij me ato kapsolla dhe shashka”.

Zv/kryeministri theksoi se përballë Partisë Socialiste është populli: “Nuk më intereson se kë kam përballë, kështu ka qenë që nga viti 1996. Sfida është me njerëzit, me popullin”.

Kur u pyet se për kë do të votojnë njerëzit që nuk përkrahin mazhorancën në momentin kur nuk ka alternativë tjetër, Braçe tha: “Kjo nuk është përgjegjësia ime. Unë u kam thënë njerëzve që të vijnë në votime dhe nëse nuk u pëlqen kandidati, të vënë vizë”.

“Nuk ka qenë dëshira jonë që të shkojmë në zgjedhje vetëm, por e tyre. Ne jemi në të drejtën tonë kushtetuese që të vazhdojmë përpara. Në rast se zgjedhjet do të kenë standard, nuk më intereson se çfarë thonë të tjerët. Kush kërkon të paraqitet në zgjedhjet e tjera të vitit 2021, është i mirëpritur”, u shpreh Braçe.

Braçe deklaroi se nuk është dakord me letrat që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

“Nuk jam dakord që kur tjetri ngre mur me zjarr, të flasësh me të. Unë jam për zbatimin e Kushtetutës nga fillimi deri në fund”, u shpreh Braçe.

Në lidhje me protestat e opozitës, Braçe deklaroi se është evidente që opozita kërkon viktima nga protestat, por theksoi se “nga ne nuk do ta ketë kurrë”.

“Policia shkon në vendin e shërbimit pa armë, monitorohet nga OSBE-ja dhe dokumentohet me pamje filmike sjellja e saj nga fillimi deri në fund. Kush kërkon viktimë nga ne, ta harrojnë, nuk do ta gjejnë. Nëse do të ketë viktima, këta do të jenë përgjegjësit. Thanë që policia qëlloi me plumb dhe plagosi protestuesin, doli që ishte predha e tyre. Thanë që i qëlloi policia me qytë, doli që ishte leva e tyre. Ne nuk kemi ndërmend të shkaktojmë viktima, janë në drejtën e tyre që ta kundërshtojnë qeverinë”, tha Braçe.

g.kosovari

Next Post
As heqja e taksës nuk e zhbllokon dialogun Kosovë-Serbi

As heqja e taksës nuk e zhbllokon dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In