Kryetari i komisionit parlamentar të ekominisë, Erion Braçe shprehet i bindur se ish- guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani nuk mund të jetë i pafajshëm. Pa asnjë mëdyshje deputeti socialist kundërshton vendimin e gjykatës dhe vlerëson se zoti Fullani ka përgjegjësinë e tij për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit si dhe tenderin e blerjes së Hotel “Dajtit”. Në një intervistë për Report TV zoti Braçe tha se vendimi i pafajësisë për tre séance në Gjykatën Penale, ka qenë i ndikuar. Deputeti socialist kujtoi ftesën që iu bë Fullanit nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Nisur nga kjo situatë Braçe bën apel që reforma në drejtësi të realizohet sa më shpejt.
Ne intervisten e tij për Report TV zoti Braçe komentoi edhe aksionin kundër informalitetit, i cili sipas tij është gjithëpërfshirës, prek si bizneset e vogla ashtu edhe bizneset e mëdha. Ai deklaroi se janë kontrolluar 6.500 biznese dhe gjobat për shkelje nuk arrijnë më shumë se 1.2 milionë dollarë. Sa i takon debatit për ndryshimet në qeveri zoti Braçe tha se ky është një vendim që i takon kryeministrit.
Nuk është aksion i fokusuar tek biznesi i vogël?
Është e tillë sepse biznesi i vogël është më masiv është më i shtrirë në territor dhe është më pranë publikut. Ndërsa biznesi i vogël pavarësisht se ka një xhiro më të madhe është larg qendrave të banuara dhe kontrolli mbi të është më profesional.
Ka shifra sa biznese të mëdha janë kontrolluar?
Në total janë 6 500 biznese, që janë penalizuar se si kontroll në total shkojnë mbi 60 mijë. Por nga këto gati 6 mijë e ca janë gjetur me shkelje.
Këto 6 500 janë penalizuar?
Në total gjobat arrijnë 1.4 milionë dollarë. Ka një kategori të tjerë gjobash që ka të bëjnë me punëtorët e padeklaruar apo rrogat e padeklaruara. Ne duam t’i japim fund punëtorëve në të zezë. Këtë e bëjmë për të gjobitur biznesin për t’i dhënë punëtorit atë që i takon. Këtu jam i pari që nuk pranoj asnjë lloj rezerve nga bizneset apo grupime të dhomës së tregtisë apo si opozita.
Dëgjova sot në mëngjes drejtorin e dhomës amerikane të tregtisë… dua të sqaroj një gjë, ligji që ne miratuam në parlament që ndryshon ligjin për procedurat tatimore që përfshin edhe gjobë prej 100 milionë lekësh që është në një rast vetëm kur një biznes depoziton mallra pa faturë. Në këtë rast gjoba është 100 milionë, por edhe për këtë gjobë ligji nuk ka hyrë ende në fuqi. Unë nuk e di vullnetin e presidenti se ka qenë i zënë me bunkerin apo festime e kombëtares. Ka ardhur momenti që ky zotëri të dekretoi ligjin në fjalë.
Ligji për të cilin ankohet Dhoma amerikane e Tregtisë nuk ka hyrë ende në fuqi. Gjoba nuk vendoset për një biznes të ndershëm, vendoset për një biznes evazor. Po ndëshkojnë paligjshmërinë, jo ligjshmërinë, kush do të jetë i ndershëm nuk do të ketë as në derë t’i trokasë tatimori.
Ne duam ta ndëshkojnë biznesin e pandershëm, biznesin kriminal, që përfiton duke vjedhur qytetarin dhe shtetin. Po ndahemi tek pika e paligjshmërisë,. Në të gjithë këtë histori duhet të ketë një gjë secilit prej bizneseve nuk i shtohet asnjë qindrat për tatim fitimin. T’i bjerë kasës apo të mos i bjeri kaq do ta ketë tatimin. TVSH nuk e paguan biznesi e paguan qytetari. Biznesi është vetëm agjentit që këtë detyrim që e paguan qytetari ka detyrim t’ia paguajë shtetit. Kjo ndodh se paratë që paguan qyteti për shtetin nuk i kalojnë buxhetit të shteti.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka komentuar se po penalizohen biznese dhe po pengohen bizneset e reja…
Më vjen keq që zotëria në fjalë është përfshirë në një betejë kundër këtij operacioni nuk kanë asnjë gjë konkrete në të gjitha ato që thonë. Unë nga zotëria në fjalë që pretendo se ky operacion po falimenton bizneset, do të kërkojnë që të ishte korrektë. Që filan biznesi ka falimentuar për shkak të këtij operacioni. Ka një rast të tillë? Unë dua vetëm një rast? Gjithashtu dua një rast që filan inspektor tatimor ka ardhur në filan biznes dhe ka kërkuar ryshfet kaq milionë lek. Kaq. Është gjëja elementare. Por të dalësh të flasëh me fjalë të përgjithshme dhe të bësh propagandë kjo është e paimagjinueshme. Nuk e kam pritur kurrë një pozicion të tillë. Në rast se brenda këtyre organizmave ka biznese që për 10 vite me radhë deklaron 0 lek fitim dhe këto biznese lobojnë pranë këtyre zërave, atëherë kjo është tërësisht e papranueshme dhe e refuzueshme.
Gjatë ditës së djeshme gjykata shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin Fullanin, keni një koment për këtë?
Ka një aksion që e përdorin gjerësisht në bazë të cilët thuhet kur flet gjykata të gjithë duhet të heshtin. Këtu të mbyllet goja edhe kur kemi mendim tjetër. Është habi madhe kjo historia se është gjykuar nga vetëm një gjykatës. Mua nuk ma mbush dot mendjen që të vidhet Banka e Shqipërisë, dhe ai që është administratori i bankës mos të ketë asnjë lloj përgjegjësie në këtë histori.
Ashtu si edhe në rastin e dytë të shitjes së Hotel Dajtit, nuk ma mbush dot mendjen njeri që qeveria të shesë edhe duke përcaktuar çmimin një muaj më herët dhe një muaj më pas blerësi që është BSH mbledh institucionin për ta ratifitkuar.
Mund të ndodhë çdo gjë në këtë vend me ketë sistem drejtësie që kemi. I pari i drejtësisë, presidenti fton në ballo një njeri që sapo kishte dalë nga biruca, që është nën hetim .Çfarë efekti ka kjo tek prokuroria dhe gjykata? Ka pasur ndikim.
Këtë grup “familjar” presidenti e ka pjesë të ballos së tij. Ky është sistemi i drejtësisë dhe qeveria e drejtësisë që duhet të rrëzojmë. Prandaj është e ngutshme reforma në drejtësi. Pasi të ndërtojmë një sistem që nuk ndikohet. Pasi të ndodhë kjo flasim për pafajësi apo fajësi të gjithkujt.
Koalicioni qeverisës PS-LSI?
Nis të dy zotërinjtë që bashkëdrejtojnë koalicionin janë në harmoni nuk kam asnjë lloj komenti, zero. Janë ata përgjegjës, për programin dhe për produktin e kësaj mazhorance. Mua më intereson produkti i kësaj mazhoranca. Dua të mbetem jashtë komenteve. Të parit që i takon të bëjë një analizë për qverinë është kryeministri. Në mometinn që gjykon se qeveria çalon në një pikë.
Ministria e Financave ka punuar aq mirë sa duhet?
Në realizim apo ndjekje të treguesve të buxhetit është brenda parametrave optimale. Ka argumente pro dhe kundër për lekët që mundojnë në buxhet. Tek të ardhurat tek akciza e cigareve ne kemi rezerva, dogana duhet të godasë korrupsionin dhe kontrabandën. Çdo mall tjetër është në tejkalim.
Ndryshime në qeveri? Do të bënit në qoftë se do të ishit kryeministër?
Unë nuk e mendoj veten kryeministër për shumë vite dhe kështu që nuk jam në gjendje të jap një gjykim prej kryeministri kur kjo detyrë i është dhënë një tjetri.
Kombëtarja?
E dinë të gjithë që përveç librave, futbolli mbetet pasioni tjetër i imi. Përveç një grupi të ngushtë cinikësh, pjesa më e madhe kanë gëzuar. Nga pikëpamja sportive shënon një vijë te re. Për mua sa më parë të jetë e mundur duhet që ata shembuj të materializohen. Futbolli duhet të kthehet në një ekonomi për vendin. Me qëllim që të mbajë vetveten dhe ta rrisë vetveten.