Studentët që goditën me vezë Kryeministrin (Edi Rama) do të ishin pushkatuar, nëse, të njëjtin veprim do ta kishin bërë 4 vjet më parë në drejtim të Sali Berishës. Kështu shprehet deputeti socialist Erjon Brçace, në një postim të tijin në rrjetin social Facebook.
“Në një kohë tjetër, jo shumë larg, vetëm 4 vite më parë, Berisha e Basha do i kishin pushkatuar!- ka theksuar Braçe.
Braçe ka shtuar se është e vërtetë se studentët në fjalë nuk kanë lidhje me PD, ashtu siç tha dje edhe lideri i opozitës Lulzim Basha, sepse në të kundërt, sipas socialistit forma e protestës do të ishte krejt tjetër.
“Po lexoj se Lulzim Basha paska thene se: Partia Demokratike nuk ka asnje lidhje me aktin e disa studenteve!!
Krejt e vertete; PD ata qe nxit i ka me revole, kallash, antitank, tritol; eshte e provuar dhe e deshmuar kjo per vite me radhe. Por ka edhe me shume; Ne nje kohe tjeter, jo shume larg-vetem 4 vite me pare, Berisha kryeminister dhe Basha minister i vrane protestuesit, jo si keta por nga ata me asgje ne dore e duar ne xhepa. Dhe te dy jane sot ne politike, udheheqes madje, kerkojne edhe drejtimin e vendit perseri e perseri. Eshte dallim i madh!! “ -thekson socialisti.
“Dhe ne fund, gjithkush dje duartrokiti guximin. Mire beri. Ka te drejte; eshte kohe tjeter, liria qe deri dje pritej me pushke sot te ben guximtar, trim apo trime.
Eshte edhe ceshtje sjelljeje me pushtetin, autoritetin e shtetit, lirine e individit edhe kur ky nuk proteston, shkon me tej duke agresuar; kohet ndryshojne dhe kohet kane ndryshuar!! Vec Berisha e Basha jane mu aty, te pandeshkuar”, shkruan Braçe.