• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Artisti shqiptar Shreli: “Të qenët shqiptar më ka ndihmuar të marr role në Hollywood”

by A R
03/11/2015 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Flas pak shqip”, janë fjalët e tij të para. Aktori shqiptar me famë botërore Nickola Shreli, i cili tashmë është bërë pjesë e industrisë së madhe të filmit në Hollywood, u rikthye në Kosovë.

Për herë të parë u kishte bërë vizitë vendeve shqiptare për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kësaj radhe, nuk vjen veç si aktor, por edhe si skenarist. Rrugëtimin në vendin e prindërve të tij e ka nisur me Prishtinën. Me vete solli filmin “Cash Only”, premiera e të cilit u dha të dielën mbrëma në teatrin “Oda”. Ani pse i lindur dhe i rritur në Detrotit, zakonet shqiptare thotë se i ka në gjak. Preferon të flas në anglisht, por kur përmend shqiptarët ose familjen e kthen në shqip. I tillë është edhe personazhi kryesor i filmit, Elvis Martini, të cilin e portretizon Shreli, shkruan “Koha Ditore”.

Njëjtë si Shreli edhe personazhi i tij është një shqiptar i rritur në Detrotit, i cili është përballur me jetën e rrezikshme të atij vendi. Prandaj, edhe një pjesë të përvojës dhe jetës së tij e ka shkrirë në këtë personazh. Zakonisht në filma shqiptarët portretizohen si gangsterë, por jo edhe në “Cash Only” nën regji të Malik Baderit. Aty paraqitet një pjesë e jetës së një njeriu i cili mbase edhe nuk është aq i mirë por lufton që të mbijetojë në një vend të rrezikshëm. Edhe Shreli arritjet e tij i quan “luftë për mbijetesë”. Ai do të ndiqte programin për teatër në “Eisenhower High School” dhe që aty do të zbulonte talentin e tij për aktrim.

Do të merrej me projekte të vogla, siç ishte edhe roli i tij i vogël në filmin “8 Mile” i cili flet për jetën e reperit të njohur Eminem. Por gjithçka do të ndryshonte kur mori rolin e një shqiptari të keq në serialin e njohur amerikan “Law and Order: Criminal Intent”në vitin 2011. Kjo më pas do t’i hapte dyer të tjera në industrinë e filmit. Po atë vit Shreli fitoi rolin e Alec – po ashtu rol negativ – në filmin “Abduction” të regjisorit John Singleton, sikurse edhe rolin e Victorit në filmin “Hostel: Part III”, të regjisorit Scott Spiegel. Në një bisedë për gazetën, Shreli shpalosi detaje rreth realizimit të filmit të tij të fundit, por njëherësh edhe për rrugëtimin e tij drejt Hollyëoodit.

I lindur nga dy prindër shqiptarë, babai nga Velipoja dhe nëna nga Ulqini, Nickola Shreli, do të haste në vështirësi që ta gjente veten në një vend të huaj. Si fëmijë, thotë se shkolla nuk i ecte mirë. Nuk e kishte qartë se çfarë do të bëhej kur të rritej. Gjatë shkollimit do të eksperimentonte me teatrin dhe kamerën. Por, siç thotë ai, duke qenë shqiptar, ishte rritur me idenë se duhej të merrte vendime të prera në jetë në mënyrë që të krijonte stabilitet financiar. Për disa vite, kishte punuar në agjencinë e patundshmërive të xhaxhait të tij, Palit. Asokohe u përball me shumë vështirësi. “Nuk ishte e lehtë sepse merresha me njerëz të ndryshëm në atë vend. Njerëz të rrezikshëm”, thotë Shreli.

“Prandaj, kur nisa të merrem me aktrim, gjithmonë thosha se si dua të shkruaj diçka për veten. Gjithmonë e kam menduar kohën time në Detroit, por për të krijuar një histori duhet të kesh një ngjarje të kompletuar. E këtë nuk e kisha”, shton ai, teksa kujton sesi i lindi ideja për të krijuar rolin e Elvis Martinit në filmin “Cash Only”.

“Kur e luajta këtë rol kujtime të para 10 viteve që i kisha harruar, m’u kthyen dhe më sollën emocione. Më kujtohej se sa i ri isha dhe para çfarë situatash të vështira gjendesha”, thotë Shreli. Veten e konsideron person konfliktuoz. I tillë është edhe personazhi i tij. Thotë se ka ngjashmëri mes tij dhe personazhit.

“Unë jam shqiptar, po ashtu edhe ai. Ai ka një vajzë sikurse unë dhe po ashtu do të bëja çdo gjë për ta mbrojtur”, rrëfen Shreli. Por për të krijuar këtë personazh, njëherësh edhe për të shkruar skenarin iu desh shumë kohë. Kur po realizonte filmin “Hostel: Part III” në vitin 2011, do t’i lindte ideja për një projekt të tillë. Shtatë herë do të përpunonte skenarin dhe dy muaj para nisjes së xhirimeve, do ta griste atë.

“Të gjithë mendonin se isha çmendur”, thotë Shreli. “Kishim bërë plan që të nisnin xhirimet në fillim të vitit 2013. Por në nëntor fola me regjisorin Malik Baderin dhe i thash se po e urreja skenarin. Dhe më pas e mora dhe e grisa. Doja të dilte mirë dhe për dy javë e shkrova një tjetër skenar. Katërmbëdhjetë orë pa ndërprerë shkruaja dhe kështu para Krishtlindjes ua dorëzova skenarin dhe ata e pëlqyen”, rrëfen ai.

“Cash Only” tashmë është shfaqur në disa festivale dhe mediat amerikane kanë shkruar për të. Në mesin e tyre dhe “Hollyëood Reporter”. Pas një rrugëtimi nëpër festivale, Shreli thotë se është i lumtur që filmi u dha edhe për publikun kosovar.

“Në fakt ne nuk do të duhej të vinim në Kosovë. Ishte diçka që e ndjeva dhe e bëra. Me të vërtetë më pëlqen energjia në Prishtinë. I dua njerëzit këtu”, thotë Shreli. Lidhja e tij me shqiptarët është shumë e rëndësishme. Madje konsideron se fakti që është shqiptar i ka hapur shumë dyer në karrierë. “Fakti se jam shqiptar më ka ndihmuar që të hyj në Hollywood. ‘Law and Order’ ishte një serial i mirë dhe nuk do të merrja rolin nëse nuk do të isha shqiptar. Ishte një episode me shqiptar ku unë pata rolin e një gangsteri”, thotë Shreli.

Rolet negative ku ai portretizon shqiptarët janë më të shpeshtat në karrierën e tij. Thuajse në të gjithë filmat ku ka luajtur Shreli, ka rol të tillë. Ai beson se fuqia e filmit mund të ndikojë në portretizimin e një populli, por më shumë është si një lloj trendi hollyëoodian, pre e së cilës për vite me radhë janë bërë edhe popujt e tjerë.

“‘Taken’ është e vërtetë se na portretizon keq, po ashtu edhe ‘Hyena’. Italianët kishin rolin e djemve të këqij në vitet ’70-’80, më pas ishin rusët, më pas shqiptarët e tani mendoj se janë meksikanët”, thotë Shreli.

“Ne si shqiptarë kemi bërë gjëra të këqija kudo, por jo vetëm ne. Sepse secili popull i ka njerëzit e mirë dhe të këqij. Nuk jemi vetëm ne ose vetëm ata”, shton ai.

Next Post

Fabiola Martinez, bomba nga Paraguaji (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

3 pako të grabitura në një kompani postare në Yrshek, policia gjen një pistoletë lodër dhe një automjet të djegur

July 21, 2026
Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, ja qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

Shqipëria me mbi 1 milion mjete rrugore, ja qarqet me më shumë automjete dhe marka që dominon

July 21, 2026
SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”

SPAK mbyll hetimet për fraksionin e dosjes “Metamorfoza”

July 21, 2026
Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

July 21, 2026
Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

July 21, 2026
Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

July 21, 2026
Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In