• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Në ‘sitë’ shtesat mbi pallate, me apo pa leje

by A R
04/12/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e shtatë e jashtëzakonshme e qeverisë këtë të mërkurë u mbajt në mungesë të kryeministrit i cili ndodhet në Londër për të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe, gjatë fjalës së tij lidhur me emergjencën e krijuar nga tërmeti ngriti shqetësimin e shtesave në pallate me apo pa leje.

Ai kërkoi paralelisht me vlerësimin e dëmeve në terren në kalojnë në sitë edhe këto shtesa.Për të dyja rastet, Braçe tha se do të duhet të mbahet përgjegjësi qoftë nga zyrtarët që i kanë dhënë këto leje, apo individët që i kanë bërë pa leje. Në fund fare, Braçe tha se do të duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me to.

“Në Lezhë, Laç dhe Krujë. Çfarë do të bëhet me shtesat me leje dhe pa leje që janë bërë mbi pallatet e ndërtuara para viteve ’90. Për mendimin tim, te ato që janë bërë me leje sipas ekspertëve atje ku janë paraqitur rrezikojnë të gjithë strukturën e pallatit braceqë sot është në rregull të mbajnë përgjegjësi të gjithë zyrtarët që i kanë bërë këto gjëra. Atje ku janë pa leje po prapë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë bërë këto gjëra dhe në fund duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me këto shtesa që rrezikojnë një pallat me pesë kate terësisht, sidomos ato që janë bërë në lartësi”, u shpreh Braçe.

Më tej Braçe denoncoi se ka marrë shqetësime nga shumë banorë në pallate të reja për sharrimin e kolonave. Ai tha se duhet t’u përgjigjemi qytetarëve së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. “Në Tiranë unë personalisht kam marrë një seri shqetësimesh që janë në pallate të reja, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë lëvizur dhe sharruar kolona për t’u hapur vende për t’u strehuar.

Janë raste sporadike, por ne duhet t’u përgjigjemi së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. Puna duhet të përfshijë ata që kanë leje. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, por as në përmasën e dëmit. Duhet t’u japim garanci njerëzve” tha ai.

/a.r

Next Post
Paralajmërimi: I nxehti afrikan ‘pushton’ sot Shqipërinë

Parashikimi i motit, e mërkurë 4 dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In