Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Delina Ibrahimajt me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.
Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se kjo nëse do të ndodhte do të ishte një zgjidhje e një padrejtësie.
“Do t’i kërkoja Ministrisë së Ekonomisë që të gjejnë një zgjidhje për këtë kategori pensionistësh që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave për fare pak gjë.
Qëllimi ka qenë që çdo kategori pensionesh të përfitonte, pra një zgjidhje e re do të duhet të merrej në konsideratë për këtë çështje”, tha ai.











