• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe, mesazh kundër dhunës ndaj grave: Nuk të humb burrëria prej respektit

by A R
12/01/2020 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeminstri Erjon Braçe ka ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave, duke iu drejtuar burrave me një mesazh të fortë.

Vrasja e ndodhur në Paskuqan, ku 39-vjeçarja u vra nga kunati i saj u bë shkak që zv/kryeministri të reagojë duke apeluar ndaj “burrërisë” së atyre që u marrin jetën vajzave e grave. Ai thotë se kjo javë mbyllet me një vrasje, që rikthen barbarinë “burrërore” kundër grave e vajzave në këtë vend.

“Java që mbyllet sot, riktheu barbarinë tonë “burrërore” kundër grave e vajzave në këtë vend! Pas çdo krimi qëndron një kriminel, pas çdo vrasje të një gruaje, vajze, qëndron një…”, -thotë Braçe.

Reagimin e tij, Braçe thotë se respekti, dinjiteti dhe dashuria ndaj një gruaje nuk e zhbën “burrërinë”. Për këtë, ai sjell në vëmendje një foto të një prej kompozitorëve më të mëdhenj në Itali, Ennio Morricone duke puthur me përulje dhe respekt dorën e presidentes së Senatit të Italisë, Elisabetta Alberti Casellati.

“KËSHTU PUTHET NJË GRUA!

Java që mbyllet sot,
riktheu barbarinë tonë “burrërore” kundër grave e vajzave në këtë vend!

Pas çdo krimi qëndron një kriminel,
pas çdo vrasje të një gruaje, vajzë, qëndron një barbar!

Gjithçka nis tek edukimi rreth respektit,
dinjitetit, kulturës;
Dashuri është por dashuria nuk mësohet!

Zotëria në foto është një “tingull dashurie”- Ennio Morricone,
një prej kompozitoreve më të mëdhenj lumturisht në jetë;
Zonja në foto është presidentja e Senatit të Italisë, Casellati;
Shihni e mësoni, respektin e elegancën e këtij burri tek puth dorën e një gruaje!

Të ngresh dorën e të mbysësh një grua, në këtë vend është bërë e thjeshtë.
Po këtë, këtë që sheh në foto a e bën dot?

Nuk të zhbën, nuk të humb burrëria prej respektit, dinjitetit, dashurisë,
mbaje mend këtë!

Dua ta sjell tingullin e jashtëzakonshëm të Ennio Morricone si homazh për gratë e vajzat që barbaria burrërore ju mori jetën këtë javë!

Dëgjoje!
Mbase kupton çfarë ke bërë!

Next Post
Zgjedhjet brenda PS, Eduart Ndreca merr drejtimin e degës së Lezhës

Zgjedhjet brenda PS, Eduart Ndreca merr drejtimin e degës së Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com