• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe lexon kontratat: LSI i dha tokë Balilit pasi ishte shpallur në kërkim

by Java News
14/12/2017 10:40
Deputeti i PS Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku maxhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

Deputeti i PS Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku maxhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka denoncuar dy kontrata të lidhura nga ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me familjarë të Klement Balilit.

Braçe ka bërë publike dy kontratat e lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.

Sipas Braçes kjo është një qokë e pastër kriminale dhe korruptive e LSI, pasi kontratat janë lidhur pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar droge.

“Unë  nuk di të bëj teatër Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. LSI ka lidhur kontrat toke me familjarët e Balilit pasi ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Kjo është një qokë e pastër kriminale dhe korruptive e LSI, pasi kontratat janë lidhur pasi Klement Balili ishte shpallur në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar droge.

Kontrata e parë nënshkruar më 20. 05. 2016.  Një kontratë e firmosur mes ministrisë së Bujqësisë dhe  Balili & co sh.p.k.  Ministria e Bujqësisë vë në dispozicion të Balili & co 21. 4 ha tokë bujqësore në Buronjë të Delvinës.

Kompania administrohet nga Bashkim Balili, një prej familjarëve të Klement Balilit. Klement Balili nuk është aktor teatri por një person nën kërkim. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë në vendin fqinj por dhe agjencitë ligjzbatuese në Tiranë, shpallën në kërkim Klement Balilin. Kjo është tradhëti e madhe, e rëndë që i bëhet policisë së shtetit dhe organeve ligjzbatuese në vend.

Kontrata e dytë e nënshkruar  06.07. 2016,  dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim  dhe pronat e gjithë familjes Balili bastisesish në kërkim të tij. Kjo kontratë është lidhur me  shoqërinë “Alb Universal  1995”

Kjo kompani ishte themeluar nga shtetasi Albin Bashkim Balili, djali i Bashkim Balilit, vëllai i Klement Balilit. Kjo kontratë i jep kompanisë Alb Universal,  sipërfaqen 90.4 ha në zonën kadastrale pasuri në njësinë admistrative Piskov, bashkia Përmet.”, deklaroi Braçe

Ministri i Bujqësisë, Peleshi deklaroi se po bëhet një proces auditimi për kontratat e qirasë

“Toka shtetërore e pandarë na jep mundësi të krijojmë një model të ri të bujqësisë shqiptare, fermën e madhe. Procesi i qiradhënies së tokës bujqësore i rëndësishëm për ne. Janë dhënë 3900 hektarë tokë me qira. Po bëjmë një proces auditimi për të gjitha kontratat e qirasë”, deklaroi Peleshi/JAVANEWS.AL/a.ç

Next Post
DETAJET/ Arrestimi i ‘skifterëve’ shqiptarë, edhe mjetet e punës i kishin të vjedhura

Maskat grabisin banesën në Shkodër nën kërcënimin e armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com