• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Kush vjedh është tradhtar. Rama reflektoi! Korrupsioni deri në 2013 ishte i përgjakshëm! Sot ka përgjegjës e pa mburojë politike

by Java News
07/05/2024 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një mbledhje jo të zakontë në kryesinë e kuvendit me ministrat e deputetët, teksa PS po bëhet gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Edi Rama ua beri te qarte ministrave dhe deputeteve, por dhe drejtuesve te tjere betejën e Partisë Socialiste kundër korrupsionit. Asnjë mbrojtje politike ndaj askujt që shkon në dyert e SPAK të cilin kryeministri tha se do të vazhdojë ta mbështesë pa asnjë rezervë.

Përballe gazetares Marsela Karapanco sot pasdite në ‘Frontline Interview’, në Report tv, Erion Braçe tha se PS po nis një reformë të thellë kundër korrupsionit dhe komentoi deklaratën e kryeministrit në kryesi.

“(Shenim:Rama) Foli si njeriu që ka 11 vite në pushtet, mban përgjegjësi dhe reflekton ndaj fenomeneve që qeverisja. Eshtë reflektim i thellë mbi problematikat që janë shfaqur në nivel qëndror e vendor dhe ku korrupsioni zë vendin kyç për të çliruar shoqërinë nga një fenomen që e gërryen. Nuk mjafton një ishull për të luftuar korrupsionin por një strukturë e plotë… Ajo që është thënë sot ka të bëjë me një reformë institucionale, një reformë të thellë strukturore” tha Braçe.

Po kush janë tradhëtarët në PS?

Erion Braçe: Të gjithë ata që abuzojnë me detyrën shtetërore, dhe me besimin politik dhe besimin që i është dhënë për të menaxhuar pasuritë e shtetit. Çdo organizëm ka parazitët e tij, ata të vegjetojnë, por nga dhe ata parazitë agresivë që gërryejnë sistemin. Ndryshimi për këtë është. Ajo që duhet të funksionojë është mekanizmi i shtetit. Duhet bërë dhe analiza si ka mundësi që ky zyrtar arriti të depërtojë. Kjo analizë merr vlerë të madhe për të reformuar sistemin.

Pyetjes se pse Rama nuk përmendi emra të përveçëm, por tha vetëm ministra apo ish-ministra apo kryebashkiakë, Braçe iu përgjigj.

Këto janë emra. Përkundër, edhe përtej kësaj, pati një tipologji ta atij që e quajti tradhtar. Një njeri që nuk i bindet ligjit por kapërcen ligjin për të përfituar. Eshtë themelore që PS po nis një valë shumë të madhe kundër korrupsionit në mënyrë institucionale në reforma të thella strukturore që e bën korrupsionin të padepërtueshëm në qeverisje.

Nga ana tjetër, deputeti socialist tregon se nga dallon fjalimi i sotëm nga procesi i katarsisit në Partinë Socialiste në vitet 2001-2002.

U fol sikur zoti Rama kishte fjalim kundër ministrave apo ish-ministrave. Kështu ishte në vitin 2000, në dimrin 2001 dhe deri në fund dimrin pranverën e 2002, në formën brutale, e që kulmoi me katarsisin e famshëm, që në pjesë të rëndësishme shkoi në banalitete. Ajo sot ka të bëjë me një reformë institucionale. Nga ato batutat e 2001 2002, që ishin dhe akuza, kritika, denoncime për qeverisjen e PS, kjo sot është hyrje në një reformë shumë të madhe që adreson korrupsionin. Në 2001 dhe 2002  çka ndodhi derivoi në shkarkimin e kryeprokurorit. Tani i jepet fuqi më të madhe drejtësisë. Por synohet reformë e thellë strukturore që të këputin fijet e korrupsionit me zyrtarë të shtetit.

Ata që kërkojnë dorëheqjen e Ramës i etiketon “një tufë me karagjozë ordinerë që vijnë vërdallë e bëjnë si reformatorë të mëdhenj e në fund nuk prodhojnë asgjë por vetëm Sali Berishën, edhe një herë, edhe një herë”.

Bën dhe një dallim mes korrupsionit para 2013 kur Shqipëria qeverisej nga Berisha e pas 2013 kur vendi qeveriset nga Rama

“Korrupsioni deri në vitin 2013 ishte i përgjakshëm! Të vjedhësh duke vrarë dhe 21 janar të vrasësh për të vjedhë. Ka një diferencë mes këtij sistemi dhe atij që njerëzve abuzojnë me detyrën. Para 2016 nuk kishte përgjegjës. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës dhe pa mburojë politike. Diferencën e bën gjaku”

Po për kë ishte mesazhi i fjalimit të Ramës?

Duhet kuptuar përtej këtij banaliteti kush ishte kush ia tha. Është tjetër gjë komplet. Mesazhi ishte shumë i qartë për të gjithë drejtorët në nivel publik. Një zë i fortë në vesh që gjithsecili të rivendos veten e tij në përputhje me ligjin. Nëse ka konsumuar vepra penale në ushtrimin e detyrës kjo forcë politike nuk ofron mbështetje për ata që do të përballen me ligjin. Për mua ka rëndësi reforma strukturore. Një komision i posaçëm do ta marrë në shqyrtim, do ta reformojë, ky është mesazhi më i rëndësishëm që ka dalë nga kjo mbledhje. Nuk fillon me atë që u bë sot. Me atë reflektim të kryeministrit. Kjo duhet folur duhet të vazhdojë. Duhet folur me njerëzit, që edhe shoqëria të kuptojë që një shërbim duhet ta marri pa para. Shqiptarët po shohin se ata që nuk prekeshin tani janë para drejtësisë në rresht.

‘Korrupsioni para 2013 ishte i përgjakshëm’, Braçe: Pas 2016 ka përgjegjës para ligjit dhe nuk ka më mburojë politike

Deputeti Erion Braçe krahaosi në Frontline Interview korrupsionin e para vitit 2013 me atë çka po ndodh sot, duke thënë se në atë kohë korrupsioni vriste, si në rastin e Gërdecit dhe 21 janarit, ndërsa sot zyrtari shkon para ligjit i barabartë me një qytetar të thjeshtë.

‘E gjithë apologjia që bëni dhe pyetje, që ka atje gjithë ato zyrtarë pse habiteni. Sepse kurrë në këtë vend nuk keni parë zyrtarë të shkojnë atje. Kishte drejtor tatimesh që akuzohej për vrasje dhe rrinte në detyrë sepse donte kryeministri. Nuk keni parë kurrë që në dyert e prokurorisë të shkonte një zyrtar. Tani e bëni sikur po bëni një gjë e madhe. Ishte anormale. Kishte pabarazi. Për qytetarët shkonin në burg, ndërsa për zyrtarët ishte imunitet i plotë. Një situatë normale tani ju duket anormale.

Je  i barabartë para ligjit do shkosh. Kjo shkakton habi, si e lëshoi ky, e çoi atë. Duhet kështu siç po ndodh, jo ashtu siç ishte. Kështu është një tentativë e madhe për ti bërë njerëzit të barabartë para ligjit. Korrupsioni deri në 2013 ka qenë i përgjakshëm. Korrupsioni vrau njerëz në Gërdec. Ka një diferencë shumë të madhe, që të vjedhësh duke vrarë. Dhe në 21 janar të vrasësh për të vjedhur. Tani ke njerëz që abuzojnë dhe dalin para ligjit. Nga 2016 e këtej korrupsioni ka përgjegjës. Përgjigjen para ligjit dhe pa mburojë politike. Në nivel politik mbrojtje nuk ka më. Diferencën e bën gjaku. Pjesa tjetër, korrupsioni është korrupsion’, tha Braçe./m.j

Next Post
Mitsotakis e shpalli Belerin zyrtarisht kandidat për eurodeputet, nëse fiton heq dorë nga mandati si kryebashkiak i Himarës

'Beleri'/ BE sërish “shuplakë” Greqisë: Është çështje dypalëshe! Të mos pengohet anëtarësimi i Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In