• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Kur fillon paketa për familjet, prej dy muajsh bujqit asnjë gramë naftë falas/ Ibrahimaj: Ekonomia u rrit për shkak të rritjes së çmimeve

by Java News
06/09/2022 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar llogari ministres së Financave në lidhje me paketën anti-krizë të parashikuar nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve.

Ai u shpreh se prej dy muajsh bujqit nuk marrin asnjë gramë naftë falas duke theksuar se nëse ata nuk punojnë tani në pranverën e ardhshme nuk do të ketë prodhim.

“Investimet me financimin tuaj janë në nivelin më të ulët të mundshëm sa i takon realizimit. Ka ndonjë problem me këto? Pyetja tjetër që kam, ju thoni që do të vijoni zgjatjen e mbështetjes sociale me 6.1 miliardë lekë. Kjo zgjatja kur fillon? Sepse qershori, korriku, gushti iku. Dhe bëhet fjalë për shtresat më vulnerabël të ekonomisë.

Ato janë goditur më shumë se kushdo tjetër nga rritja e çmimeve që këto muaj vazhdon të mbetet e lartë. Rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për këtë kategori. Kur do të fillojë zgjatja? Çfarë do marrin? Do të jetë e njëjta paketë apo do ketë diçka ndryshe? Pyetja tjetër që kam është se keni marrë disa vendime qeverie lidhur me bujqësinë. U caktua edhe një fond për vijimin e mbështetjes me naftë falas për bujqit. Prej dy muajsh ata nuk marrin asnjë gramë naftë falas. Punët janë tani se kanë korrjen dhe plugimin.

Nëse nuk punojnë këto muaj harrojeni pranverën e vitit tjetër. Më vjen ta theksoj se në ato tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vijon të jetë në shifra të ndryshme nga sektorët e tjerë. Pyetja e fundit që kam është si e parashikoni ju inflacionin për muajt që vijnë dhe çfarë impakti do të ketë te çmimet e prodhimit. Përveç ndërtimit ne nuk ndërhyjmë askund tjetër. Si e planifikoni, si e parashikoni inflacionin mbi ndikimin që do të ketë mbi prodhimin dhe mbi të gjithë masën e rrogëtarëve. Qoftë ata të shtetit, qoftë edhe ata të privatit?”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër ministrja e u shpreh se paketa anti-krizë do të bëhet publike brenda pak ditësh. Ajo theksoi se nga 53.4 mld lekë rritje ekonomike në 6 muajt e parë të vitit, 20 mld janë përftuar për shkak të rritjes së çmimeve.

“Ne jemi duke monitoruar me shumë kujdes ecurinë e investimeve kapitale me financim të brendshëm dhe të huaj. Investimet kapitale kanë një zhvendosje të objektivit të tyre për shkak se janë të lidhura me procedura prokurimi. Nuk arrin të mbyllen në muajt e parë të vitit. Deri në fund të vitit kemi parashikimet sipas kuadrit makro që do të kemi një deficit prej 4.2%. Për strategjinë afatmesme të të ardhurave ne e kemi thënë në fillim të vitit.

 Duke qenë se jemi në një vit krize është e këshilluar të ndryshojë politika fiskale. Prandaj kemi vendosur të mos shtojmë dhe të mos heqim taksa që të krijojmë stabilitet. Do të shtyhet në një moment pas tejkalimit të krizës. Sa i takon rritjes së të ardhurave, për periudhën janar gusht ka qenë 53.4 mld lekë. 20 mld lekë vijnë si pasojë e rritjes së çmimeve. Pjesa tjetër vijnë për shkak të rritjes ekonomike dhe përmirësimi i administrimit fiskal. Kjo është e treguar nga tregues të ndryshëm të ekonomisë. Ne kemi pasur tregues të mirë të ekonomisë.

 Ka pasur rritje të bizneseve aktive me 11%. Të vendeve të punës me 2%. Kemi pasur rritje të eksporteve dhe importeve. Janë tregues për ecuri të mirë të nivelit ekonomik që nuk është ndikuar vetëm nga rritja e çmimeve. Për periudhën janar-gusht kemi pasur rritje mbi 18%. Sa i përket efektit të masave që kemi ndërmarrë deri tani dua të theksoj se ky aktivitet ekonomik është për shkak të politikave që kemi ndërmarrë deri tani. Ju pyetët për paketën e re. Po hartojmë një paketë të re që do të shpallet për pak ditë. Ishim në kushte të ndryshme kur hartuam paketën e parë. Në muajin mars, kishte pasiguri të lartë sa i takon zgjatjes së krizës, kishte shpresa se lufta do të përfundonte. Morëm masa që ishin ad hock, dhe në parashikim me Bankën e Shqipërisë parashikonim atë që nuk është materializuar me kurbën e inflacionit.

 Masat do i drejtohen kategorive që janë më shumë nevojë. E rëndësishme është se kemi krijuar hapësirë në buxhet për këto masa. Janë anonçuar masat që lidhen me bujqësinë. Kemi vendosur të zgjasim mbështetjen për transportin që çmimi i biletës të mos rritet. Sa i takon elementëve në relacion, pjesa më e madhe e buxhetit ka shkuar për AKSHI-n që ka pasur nevoja emergjente. Sa i takon të ardhurave, ne kemi një realizim si thashë të 7-mujorit të të gjithë të ardhurave në zërin e tyre. Muaj të ndryshëm mund të kenë luhatje. Kjo është arsyeja pse ne kemi rishikuar zërat e të ardhurave. Është e rëndësishme që masat që kemi ndërmarrë kanë amortizuar rritjen e inflacionit”, u shpreh ajo.

g.kosovari

Next Post
Korruptoi prokurorin për të liruar vëllain, ekstradohet nga Spanja Dritan Dedja

Korruptoi prokurorin për të liruar vëllain, ekstradohet nga Spanja Dritan Dedja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com