Braçe kundër propozimit të FMN për të taksuar pagat e ulëta
Deputeti socialist njëherësh dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka dalë hapur kundër propozimit të FMN-së ndaj qeverisë shqiptare për të taksuar pagat nga 0 në 180 mijë lekë në vit, me 5 për qind, nga zero që është aktualsht.
Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se qeveria shqiptare duhet të mbledh taksat dhe jo të vendos një takim prej 5 % për rrogat. Deputeti socialist sqaron se qeveria nuk ja ka dalë të luftojë evazionin fiskal si dhe të mbledh taksat në shumë sektorë që janë baza e ekonomisë shqiptare. Ai thekson se ky propozim hedh poshtë një nga pikat kryesore të programit të socialistëve, tatimin progresiv.
Ndryshe nga ligji aktual, drafti i hartuar me FMN e përfshin si nen të veçantë normën e taksave që paguhet mbi të ardhurat e madje e ndryshon fort atë, duke futur në taksim edhe pagat e ulëta, të cilat sot janë të përjashtuara.
Më konrektisht, sipas nenit 25 të draftit, për nivelin e të ardhurave nga 0 në 180 mijë lekë në vit, tatimi do të jetë 5 për qind, nga zero që është aktualsht.
E shprehur si e ardhur mujore, kjo do të thotë se 15 mijë lekëshi i parë i pagës do të taksohet me 5 për qind. Mbi këtë nivel, pra për fashën vjetore të të ardhurave nga 180 mijë lekë deri në 1 milionë e 560 mijë lekë, taksa bëhet 13 për qind.
Pra, të gjithë ata që kanë një të ardhur mujore nga 15 deri në 130 mijë lekë do të taksohen për këtë fashë me 13 për qind. Të ardhurat mbi 1 milion e 560 mijë, pra ndryshe rrogat mbi 130 mijë lekë në muaj, do të taksohen me 23 për qind, ashtu siç është edhe tani. Për të lehtësuar disi tatimpaguesit, drafti lejon që individët të mund të zbresin deri në 180 mijë lekë në muaj nga baza e taksueshme.
STATUSI I PLOTÊ I ERJON BRAÇES
Une mendoj se; Ne nuk kemi nevoje te ndryshojme ne nivelin e poshtem tatimin mbi te ardhurat nga puna!!
Thjesht;
NE KEMI NEVOJE TE MBLEDHIM TATIMET E TAKSAT!
VETEM KAQ!
Deshtimi per te bere kete nuk mund te na ktheje pas, ne tatime te reja e te rritura per punetoret!
Nuk ka para aty! Parate apo te ardhurat per buxhetin jane gjetke! Ato duhet te mbledhim!
Duhet vullnet politik, ligjshmeri e disipline fiskale!
Nuk di cili eshte eksperti qe ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna.
Por di te them qe ai “propozim” (nese egziston),
Hedh poshte nje nga pikat me te rendesishme te programit tone, elementin kyc -tatimin progresiv te te ardhurave nga puna, qirate, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne pergjithesi.
Sic eshte nuk u zbatua i plote!!
Por, Kjo nuk do te thote qe edhe nje here tatimi te ndryshoje per pjesen e te ardhurave nga puna.
Sic ishte dy vite me pare-per 8 vite me rradhe, natyrisht qe i ndihu pabarazise; Eshte shume e qarte,
Norma e fitimeve nga kapitali eshte shume me e madhe se norma e fitimeve nga puna. GJITHNJE!
Ndaj, Une jam kunder kesaj skeme qe po lexoj.
Ne ane tjeter;
Mosmbledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshem ne pabarazi!!
Parate qe nuk mblidhen, pasurojne gjithnje nje grusht njerezish, nje grusht kompanish.
Ndaj tani duhet vendosur qarte;
Cdo te behet me fitimet nga nafta, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionin dhe mashtrimet-per mua shume shume te madh, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje.
Cdo te behet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, baker, ar etj, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionidhe mashtrimet-per mua te llahtarshem, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje.
Mbi te gjitha;
Cdo te behet me vjedhjet ne te dyja keto dege!
Per mua, vjedhjet jane te medha ne nafte e minerale dhe ky eshte krim penal.
Me tej,
Cdo te behet me te ardhurat nga kapitali, qirate prej pasurive te patundshme, dividentet, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet jane te medha.
Ne fund;
Eshte e papranueshme qe evazioni te kthehet ne biznes ne dogana; eshte shume i madh deficiti atje;
E di qe ka shkaqe te tjera, pertej evazionit,
por se pari duhet ti japim fund abuzimit te cilitdo doganieri apo grupi doganieresh, menjehere!