• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe: Komisioni i Prokurimit Publik të mbrojë qytetarët, jo operatorët ekonomik

by Java News
17/04/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisioni të Ekonomisë dhe Financave Erion Braçe i ka kërkuar sot Komisionit të Prokurimit Publik të vendosë si prioritet në çdo vendim që jep interesin publik dhe jo atë të operatorëve ekonomik.

“Më rezulton se ju jeni kufizuar tek një detyrë formale, të viheni në lëvizje nga disa ankesa të operatorëve ekonomik. Që prej vitit 1992 kur ka hyrë kjo formë e përdorimit të parasë publike perceptimi është se është një proces i korruptuar në favor të një grushti operatorësh ekonomik edhe pse duhet pranuar se ka përmirësime të dukshme në ligjshmëri e transparencë, qoftë edhe në atë q është thelbi për të marrë cilësinë maksimale me çmimin e vlerën më të mirë, jo më të lirë”, deklaroi Braçe gjatë diskutimit të raportit për vitin 2017 të KPP-së në Komision.

Sipas Braçes, me gjithë përmirësimet e dukshme paralelisht është thelluar perceptimi se operatorët ekonomik kanë gjetur të gjithë instrumentet për të deformuar procesin.

“Kjo vjen sepse interesi publik nuk është në thelb të këtij procesi. Ndërkohë ne duam që në këtë sistem interesi publik të përputhet me rezultatin final të prokurimit publik për të marrë një shërbim publik cilëso për qytetarët që paguajnë taksa në buxhetin e shtetit”, tha më tej ai.

Roli juaj, iu drejtuar ai Kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik, është të ktheni ligjshmërinë në të gjitha proceset me shqyrtimin me transparencë, në kohë dhe të pavarur nga interesat e një operatori që është ankuar te ju të ]do ankese.

“Kërkojmë unifikimin e praktikës suaj për të gjitha hallkat, duke nisur nga APP që është institucion që kontrollohet nga ju. Rekomandime të qarta për të gjithë vargun e institucioneve të përfshira në prokurimin publik. Janë një sërë rastesh që deformojnë konkurrencën në treg për shkak të vendimmarrjes që buron nga këto institucione. Konkretisht duke nisur nga koncesioni i skanimit në dogana”, deklaroi Braçe.

Gjatë periudhës 1 janar 2017 – 31 dhjetor 2017, në raportit e KPP-së thuhet se janë regjistruar 1 099 ankesa në total, prej të cilave 1 083 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 4 ankesa për procedurat konkurruese koncesione/ppp, 7 ankesa për procedurat e ankandit publik dhe 5 ankesa për procedurat konkurruese leje minerare.

Next Post
Nga alkooli e droga te bixhozi, pyetjet që do vënë në vështirësi policët

VETTING/ Numrimi mbrapsht, mbi 10 mijë policë edhe 17 ditë afat për plotësimin e formularit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In