• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braçe kërkon transparencë për projektin e Portit të Durrësit: Sa janë taksat që do paguajë investitori dhe a ka kompani offshore në mes?

by Java News
15/11/2022 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka shtruar një sërë pyetjesh në Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar transparencë për projektin e Portit të ri të Durrësit.

Braçe tha se pasi ka lexuar dokumentet nuk ka kuptuar se sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar dhe çfarë do të ndodhë me vijën bregdetare që do të vihet ne dispozicion të këtij projekti.

Deputeti kërkoi nga komisioni dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shtetin shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime.  Ai kërkoi garanci që ky projekt do të mbarojë, cili institucion do të mbajë përgjegjësi dhe a ka kompani offshore të përfshira.

“Unë dua të di sa është prona shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar. Çfarë ndodh me këtë pronë. Pati kakofoni në atë që thatë ju. Dua të di, me këtë sipërfaqe toke çfarë ndodh. Dua që të pranë këtij komisioni të depozitohet dokumenti. Çfarë ndodh me vijën bregdetare dhe hapësirën që vihet në dispozicion të këtij projekti. Ju thatë që është është e ndaluar me akte që kjo pronë të vendoset kolateral për financimin e zhvillimit të këtij projekti, në cilin dokument është kjo.

Kam lexuar këto që na keni sjell, por dua dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shteti shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime. Ju thoni që nga 80 hektarë, 20% do i kthehet hapësirë publike qytetit, çfarë është kjo % sot, pronë publike apo private. Sa janë taksat që do paguajë investitori, ju thatë që do ndërtohet hoteleri. Do ndërtohet gjë tjetër veç hoteleve aty? Sa taksa do paguhen dhe sa taksa do përjashtohen? Tani pyetja për investitorin u bë. Unë dua garanci që ky projekt do mbarojë dhe më cilin institucion do të kem marrëdhënie.

Ka kompani offshore të përfshira? Cilat dhe ku janë? Pyetja tjetër që kam, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin dhe pastrimit të parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment duhet t’i nënshtrohen? Për të zhvilluar këtë sipërfaqe në Portin e Durrësit, ka pasur kërkesa të tjera? Nëse po, nga cilët, nëse jo vazhdojmë. Kush do jetë institucioni që do kontrollojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij investimi”- tha Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë.

Next Post
Rama: 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar!

Rama: 161 mijë turistë gjermanë e vizituan Shqipërinë, 64% më shumë se vitin e kaluar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

February 16, 2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

February 16, 2026
Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In