• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Braçe i ashpër me qeverinë: Kukësi të përjashtohet nga tarifa, kërkojuni falje!

by A R
04/04/2018 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryqteari i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe ka qenë mjaft i ashpër ndaj qeverisë teksa ka kërkuar që qeveria të përjashtojë nga tarifa e Rrugës së Kombit banorët e zonës.

Në seancën me ministrin Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë Braçe replikoi kur tha se qeveria duhet të kërkonte falje madje që nuk informoi qytetarët.

“Por po flasim për ekonomi. Do vazhdoj të insistoj të bëjë këtë pyetje sa të marr një përgjgije. Nga ajo që ju thoni me plot të drejtë, mua më është dukur një rrugë urbane që i krijon mundësi një qarku të tërë të udhëtojë më shpejt në pjesë të tjera të vendit. Po nga pikëpamja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve me qëllim turizmin, nuk më rezulton.

Ajo që natyrisht në krahun tjetër ishte qëllim i dytë, elementi social i ndikimit të drejt për drejt në uljen e varfërisë së asaj zone, nuk më rezulton. Dhe ngjarjet e fundit, se këtu do dal te pyetjet e tjera, më bën të mendoj që varfëria e qarkut të Kukësit nuk është ulur. Rruga nuk ka çuar ekonominë në Kukës, siç u premtua dhe me kosto të madhe të vjedhjes brenda.

Për shkak të këtij shqetësimi që është varfëria e atyre banorëve në Kukës, nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama etj. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri.

Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i Ekonomisë dhe Financave po gjithë qeverisë”, tha Braçe.

Banorët duhet të përjashtohen nga pagesa e tarifës, tha Braçe, duke kërkuar edhe përjashtimin e shërbimit urban, me qëllim që të mos ndikojë në çmimin e biletës.

“Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mungesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa.

Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo?

Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, tha Braçe.

Në përgjigje të tij, Ahmetaj tha se kryeministri ka kërkuar fillimin e negociatave intensive me konçesionarin për dimensionin social, dhe sipas tij parashikohet që këto negociata të mbarojnë brenda një muaji. Ndërsa për transportin publik, Ahmetaj tha se ka vende që nuk i përjashtojnë autobusët. Ahmetaj bëri të ditur se paratë e kompensimit nuk do i kalojnë bashkisë së Kukësit, por ministrisë së Infrastrutkurës dhe Energjisë. Ai tha se e ka autoriteti kontraktor, në këtë rast qeveria, për ta përdorur për zonën./a.m.

Next Post
EMRAT/ Protesta e dhunshme, kërkohet ‘arrest me burg’ për 11 nga të ndaluarit

EMRAT/ Protesta e dhunshme, kërkohet 'arrest me burg' për 11 nga të ndaluarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In