Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e fundit, pas rënies që kishte pësuar pas vitit 2007. Ashtu si edhe në Shqipëri, pesha e euros cash është rritur në të gjitha vendet e Europës Lindore raporton Banka Qendrore Europiane në një studim për kërkesën e jashtme për euro.
BQE e cila i referohet një anketë që ka bërë Banka Qendrore e Austrisë zbulon se në vitin 2019 gati 35% e shqiptarëve mbanin euro cash. Kjo ishte përqindja më e lartë pas vitit 2018 në 12 vitet e fundit. Gjithashtu Maqedonia, Kroacia, Çekia raportuan nivelet të larta të qarkullimit të euros cash ndër vendet e lindjes.
Edhe pse Banka Qendrore Europiane ndaloi prodhimin e kartëmonedhës euro prerje 500-she dhe nga ana tjetër Shqipëria mori nismën për të frenuar përdorimin e euros në ekonomi, përdorimi i valutës europiane po vjen në rritje në vend që të ulet.
Banka Qendrore Europiane vuri në dukje faktin se gjatë karantinës së pranverës 2021 kërkesa për euro nga vendet jashtë zonës shënoi një rritje jo të zakonte. Frika për një krize ekonomike tronditi besimin te qytetarët në vendet e lindjes të cilët rritej më tej kërkesën për euros në vend të monedhave të tyre kombëtare.
Duke krahasuar të dhënat në 10-vitet e fundit, përdorimi i euros është rritur në të gjithë vendet e lindjes dhe Ballkanit Perëndimor, përveçse në Shqipëri. Duke analizuar ecurinë që nga viti 2007-2019, përdorimi i euros cash shënoi kulmin në vitin 2017 në vendin tonë.
Vrojtimi ka gjetur se pas krizës globale, vlera e parave cash për person ka shënuar rënie. Në Shqipëri një person mban mesatarisht 120 euros cash, ndërsa në vitin 2007 mbante rreth 320 euro. Nivelin më të lartë të qarkullimit e kanë serbët me rreth 230 euro për person. BQE raporton se vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit perëndimor qarkullojnë mbi 8 miliardë euro, shumë kjo që përfaqëson më pak se 1% të vlerës totale të euros në qarkullim në fund të 2019.
Pavarësisht ndalimit të emetimit të kartëmonedhës 500 euro, dërgesat totale neto u rritën me 0,1 miliardë euro në 2019, krahasuar me 2018 (një rritje vjetore prej 0,1%). Në vitin 2019, eksportet e kartëmonedhave 100, 200 dhe 500 euro jashtë BE arritën në 34.8 miliardë. Rënia e eksporteve të kartëmonedhave 500 euro u kompensua pothuajse tërësisht nga një rritje në eksportet e kartëmonedhave 100 dhe 200 euro.
Të dhënat e brendshme konfirmojnë një rritje të mëtejshme të përdorimit të euros edhe në kanalet bankare. Në gjysmën e parë të vitit 2020 depozitat në depozitat në valutë ndaj totalit të depozitave të klientëve shënuan nivelin 52%, krahasuar me 51.7% që ishin në fund të dhjetorit 2019 dhe 51.6% një vit më parë. Rreth 52.7% e portofolit të kredive është në valutë, ose 1.3 pp më e lartë se fundi i dhjetorit 2019./ monitor
g.kosovari