• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BQE: Pas vitit 2007 kishte pësuar rënie, por shqiptarët rrisin dëshirën për të mbajtur euro cash

by Java News
15/03/2021 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e fundit, pas rënies që kishte pësuar pas vitit 2007. Ashtu si edhe në Shqipëri, pesha e euros cash është rritur në të gjitha vendet e Europës Lindore raporton Banka Qendrore Europiane në një studim për kërkesën e jashtme për euro.

BQE e cila i referohet një anketë që ka bërë Banka Qendrore e Austrisë zbulon se në vitin 2019 gati 35% e shqiptarëve mbanin euro cash. Kjo ishte përqindja më e lartë pas vitit 2018 në 12 vitet e fundit. Gjithashtu Maqedonia, Kroacia, Çekia raportuan nivelet të larta të qarkullimit të euros cash ndër vendet e lindjes.

Edhe pse Banka Qendrore Europiane ndaloi prodhimin e kartëmonedhës euro prerje 500-she dhe nga ana tjetër Shqipëria mori nismën për të frenuar përdorimin e euros në ekonomi, përdorimi i valutës europiane po vjen në rritje në vend që të ulet.

Banka Qendrore Europiane vuri në dukje faktin se gjatë karantinës së pranverës 2021 kërkesa për euro nga vendet jashtë zonës shënoi një rritje jo të zakonte. Frika për një krize ekonomike tronditi besimin te qytetarët në vendet e lindjes të cilët rritej më tej kërkesën për euros në vend të monedhave të tyre kombëtare.

Duke krahasuar të dhënat në 10-vitet e fundit, përdorimi i euros është rritur në të gjithë vendet e lindjes dhe Ballkanit Perëndimor, përveçse në Shqipëri. Duke analizuar ecurinë që nga viti 2007-2019, përdorimi i euros cash shënoi kulmin në vitin 2017 në vendin tonë.

Vrojtimi ka gjetur se pas krizës globale, vlera e parave cash për person ka shënuar rënie. Në Shqipëri një person mban mesatarisht 120 euros cash, ndërsa në vitin 2007 mbante rreth 320 euro. Nivelin më të lartë të qarkullimit e kanë serbët me rreth 230 euro për person. BQE raporton se vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit perëndimor qarkullojnë mbi 8 miliardë euro, shumë kjo që përfaqëson më pak se 1% të vlerës totale të euros në qarkullim në fund të 2019.

Pavarësisht ndalimit të emetimit të kartëmonedhës 500 euro, dërgesat totale neto u rritën me 0,1 miliardë euro në 2019, krahasuar me 2018 (një rritje vjetore prej 0,1%). Në vitin 2019, eksportet e kartëmonedhave 100, 200 dhe 500 euro jashtë BE arritën në 34.8 miliardë. Rënia e eksporteve të kartëmonedhave 500 euro u kompensua pothuajse tërësisht nga një rritje në eksportet e kartëmonedhave 100 dhe 200 euro.

Të dhënat e brendshme konfirmojnë një rritje të mëtejshme të përdorimit të euros edhe në kanalet bankare. Në gjysmën e parë të vitit 2020 depozitat në depozitat në valutë ndaj totalit të depozitave të klientëve shënuan nivelin 52%, krahasuar me 51.7% që ishin në fund të dhjetorit 2019 dhe 51.6% një vit më parë. Rreth 52.7% e portofolit të kredive është në valutë, ose 1.3 pp më e lartë se fundi i dhjetorit 2019./ monitor

g.kosovari

Next Post
AstraZeneca tregon testet e 17 milionë të vaksinuarve: S’ka asnjë provë se shkakton mpiksje gjaku

AstraZeneca tregon testet e 17 milionë të vaksinuarve: S'ka asnjë provë se shkakton mpiksje gjaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In