• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bozdo: PD, në bazë për regjistrimin e të varfërve dhe të papunëve

by Java News
25/12/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se dy muajsh, të gjithë drej tuesit lokalë demokratë, përfshi në fundjavë edhe deputetët e PD-së, kanë nisur procesin e evidentimit të të gjithë të goditurve nga paligjshmëria e qeverisë “Rama”. Pas urdhrit të dhënë nga kreu Lulzim Basha me datën 25 tetor, strukturat e partisë kanë trokitur në çdo familje shqiptare të varfër dhe të papunë, duke hartuar listat konkrete. Sekretari organizativ i PD-së, z. Enno Bozdo konfirmon për “Gazeta Shqiptare” se procesi synon evidentimin dhe më pas listimin e të gjithë individëve dhe familjeve që nuk sigurojnë bukën e gojës.

Sekretari organizativ u shpreh se: “Kemi ndërmarrë një proces verifikimi, evidentimi, regjistrimi konkret të të papunëve, të të pastrehëve, familjeve pa të ardhura apo me të ardhura minimale, pra njerëzve në vështirësi ekonomike, të njerëzve të goditur nga fatkeqësitë natyrore, nga përmbytjet, nga sëmundjet, siç është dermatoza nodulare, nga prishjet e paligjshme të objekteve etj”. Z. Bozdo shprehet se ky proces do të vijojë deri në evidentimin e çdo të dëmtuari nga keqqeverisja e majtë. “Po punohet prej kohësh, dhe është trokitur në çdo familje qoftë të majtë apo të djathtë, por që nuk arrijnë të sigurojnë jetesën e tyre. Nuk kemi bërë asnjë përjashtim nisur nga bindjet politike, por synojmë që përmes këtij evidentimi, me programin e ri të PD-së të përmirësojmë jetesën e tyre, që është në kufijtë e rrënimit të plotë. Janë hartuar lista dhe ato po pasurohen çdo ditë e më shumë, pasi familjet e varfra gjenden në çdo zonë të vendit, si në Tiranë, ashtu edhe në zonat më të thella të vendit”, – deklaroi z. Enno Bozdo.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi para dy muajsh një takim me drejtues të kësaj partie në rrethe. Gjatë takimit, Basha i kërkoi atyre të evidentojnë të papunët, të varfrit dhe të goditurit nga përmbytjet, të cilët janë prekur nga paligjshmëria e qeverisë. Ai u kërkoi atyre që së bashku të bëhen shpresa për ndryshimin e shqiptarëve, dhe nënvizoi edhe një herë hapjen e PD-së për interesat e çdo shqiptari. “Braktisjes totale nga Edi Rama, të realitetit, të të vërtetave, ne duhet t’u përgjigjemi me solidaritet, me ndihmë për qytetarët dhe me një raport të pastër me të vërtetën e qytetarëve. E kemi bërë këto tri vite; mund, duhet dhe kam bindjen se do ta bëjmë edhe më mirë. Të vërtetën e qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo gjendje e vërtetë ekonomike, kjo gjendje e vërtetë shoqërore- psikologjike, ky depresion, duhet të reflektohet në hartimin e një buxheti realist që ka në themel nevojat e njerëzve”, – deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
BW/d.i.

Next Post
Pesë të arrestuar në Korçë, ishin në kërkim për krim e të ndryshme

Pesë të arrestuar në Korçë, ishin në kërkim për krim e të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In