Bozdo justifikohet për çerdhet: Na bllokoi Rama
Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, ka reaguar sot ndaj nismës së kryebashkiakut Veliaj për rikthimin në gjendje funksionale të çerdheve të kryeqytetit. Përmes një deklarate të shkurtër, Bozdo ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama për bllokim të buxhetit. Sipas tijnë 4 vitet e qeverisjes së kryeqytetit nga Basha janë ndërtuar më shumë çerdhe se në 11 vitet e Ramës si kryetar bashkie.
“Zv.kryetari i Bashkisë, Veliaj, bëri sot një ekskursion mediatik tek Çerdhja nr. 54 në Tiranë. U habit dhe u trishtua pa masë kur “zbuloi” gjendjen e mjerueshme të kësaj çerdheje. Por “harroi” si gjithmonë të tregonte të vërtetën mbrapa kësaj historie ” deja vue” në Tiranë, në dy vitet e fundit:
“Harroi” të thoshte se projekti i kësaj çerdheje dhe financimi i tij janë gati prej 3 muajsh;
“Harroi” të kërkonte ndjesë për bllokimin dy vjeçar që kryebashkiaku i vërtetë i Tiranës, Edi Rama, i bëri buxhetit dhe për rrjedhojë financimit të kësaj çerdheje dhe shumë të tjerave;
“Harroi” të përmendte faktin se në 4 vitet e fundit, në Tiranë janë ndërtuar çerdhe dhe kopshte më shumë se ne 11 vitet e Edi Ramës.
“Harroi” shumë fakte Veliaj sot, por një gjë nuk harroi: të gënjente përsëri opinionin publik!”, u shpreh Bozdo.









