Dhënia e çmimit të parë për letërsinë 2018, për poetin Havzi Nela, është një ngjarje e rëndësishme sa kulturore, po aq edhe politike.
Kështu u shpreh në studion e emisionit “Java në RTSH” botuesi Rexhep Shahu, i cili ka arritur të bledhë të plotë veprën e Nelës.
Një risi e botimit është fakti se ai vjen për lexuesin me faksimilet e shkrimit të Nelës, por edhe origjinale duke përfshirë edhe gabimet.
Shahu tha se poeti i vrarë nga diktatura komuniste i ka kushtuar si rrallëkush, plot tre mijë vargje Kosovës. Ai shtoi se vepra e tij ka qenë e shpërndarë në 17 fletore, të shkruara kryesisht ne burg dhe të ruajtura ndër vite nga vëllai i poetit.
Ai tha se së shpejti lexuesi mund të ketë në dorë edhe korrespondencë e burgut mes Havzi Nelës dhe familjes, ku kanë mbetur rreth 12 letra të shkruara nga poeti.