• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Botoksi, çfarë duhet të dini

by
03/08/2015 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botoksi, çfarë duhet të dini

Toksina botulinike ka efekte të cilat duken të mrekullueshme, por paralajmërimet dhe masat janë të domosdoshme. Ja se çfarë këshillojnë specialistët

Trajtimet me bazë toksinën botulinike janë tashmë shumë të përhapura. Ato janë të mira për rrudhat e shprehjes së fytyrës, por janë për t’u shmangur në zonën përreth buzëve dhe jo të këshillueshme për rrudhat e shkaktuara nga dielli. Ndërkohë të ndaluara janë në shtatzëni dhe gjatë kohës së ushqyerjes së fëmijës me gji.

Bëni kujdes nga reaksionet e pas infeksioneve dhe besojini vetëm personave shumë të specializuar. Kohë të vështira po vijnë për ekspertët e mjekësisë estetike: në javët e fundit nëpër botë janë të shumta rastet e ndërhyrjeve të cilat kanë dalë në faqet e para të shtypit për rezultatin e keq të tyre, për abuzimet dhe gabimet.

Por gjithsesi nuk është e rastit të demonizohet toksina botulinike: e rëndësishme është të njihni mirë qëndrimet pro dhe kundër kësaj toksine në ndërhyrjet kirurgjikale estetike. Ja disa nga këshillat e specialistëve amerikanë të kësaj fushe.

Çfarë është botoksi? 

Botoksi është emri komercial i një ilaçi me bazë toksinën botulinike të tipit A, e prodhuar nga bakteri që provokon butolizmin ushqyes.

Duke e injektuar në doza të vogla, ai relakson muskujt me efekte të cilat mund të zgjasin për disa muaj, ndërsa bllokon disa sinjale kimike të mbaresave nervore, duke shkaktuar një paralizë muskulore të paracaktuar. Ilaçet me bazë toksinën botulinike janë dy llojesh, botoksi dhe botoksi kozmetik: i pari përdoret në mjekësi, i dyti në estetikë.

Pro botoksit

“Food and Drug Administration”, pjesë e kontrollit amerikan për gjithçka që i takon shëndetit, e ka aprovuar botoksin si një terapi të përkohshme për rrudhat në mes të vetullave, qofshin ato të lehta apo të theksuara. Por ai mund të përdoret edhe për rrudhat anash syve dhe për të gjithë bukurinë e fytyrës. Ndërkohë, botoksi nuk është efikas kundër rrudhave të shkaktuara nga dielli dhe është pak i këshillueshëm për vijat rreth buzëve. Kostoja dhe çmimi i injeksioneve të toksinës botulinike varet nga numri i zonave të cilat trajtohen, ndërsa mund të variojnë nga 150 deri në 500 euro.

Rreziqet e ndërhyrjes

Pas një ndërhyrjeje me botoks juve do t’ju duhet të kontrolloni vazhdimisht fytyrën tuaj. Dhe do të ishte e rastit të njoftonit një specialist nëse vëreni një nga këto probleme: dobësi muskulore, probleme me shikimin, vështirësi në të folur, gëlltitje, e madje edhe në frymëmarrje. Ndër të tjera toksina botulinike mund të shkaktojë reaksione alergjike, kruajtje, ënjtje, skuqje, dhimbje në gjoks dhe fytyrë, por ju mund të ndieni edhe simptoma të ngjashme si ato të gripit. Botoksi duhet të përdoret vetëm nga mjekët përgjegjës, sepse  nëse injektohet gabimisht mund të jetë shumë i rrezikshëm.

Kundër botoksit

Agjencia italiane e ilaçit (Aifa) ka deklaruar se në Itali, trajtimi botox mund të përdoret vetëm për linjat glabellar, ose ndryshe për rrudhat mes vetullave,  dhe se çdo përdorim tjetër i tij mund t’i ekspozojë pacientët ndaj rreziqeve të natyrave të ndryshme.

Ndërkohë, mjekët në përgjithësi nuk e rekomandojnë atë gjatë kohës së shtatzënisë ose ushqyerjes së fëmijëve me gji. Rezultatet, gjithsesi nuk janë definitive: pas 3-6 muajsh efektet e botoksit fillojnë të zhduken.

Si përfundim mbetet për të thënë bëni kujdes nga ofertat të cilat qarkullojnë nëpër internet ku lajmërojnë ulje nga 60% deri 70%. Mos harroni se me shëndetin nuk luhet!

Next Post

Zbulohet geni, tani njerëzit do jenë të pavdekshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen

Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen

April 17, 2026
Ecuria në procesin e integrimit/ Marta Kos jep sinjale pozitive: Shqipëria po ecën mirë

Ecuria në procesin e integrimit/ Marta Kos jep sinjale pozitive: Shqipëria po ecën mirë

April 17, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

April 17, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

April 17, 2026
Trump: Do jem prezent në Pakistan, bllokada detare amerikane mbetet në fuqi në Hormuz

Trump: Do jem prezent në Pakistan, bllokada detare amerikane mbetet në fuqi në Hormuz

April 17, 2026
DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë” në arsenalin e tij

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë” në arsenalin e tij

April 17, 2026
E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

April 17, 2026
VKM/ Qeveria merr vendim për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit

VKM/ Qeveria merr vendim për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit

April 17, 2026
PBB e Kinës, në tremujorin e parë, rritet me 5.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

PBB e Kinës, në tremujorin e parë, rritet me 5.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

April 17, 2026
Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin para kryeministrisë

Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin para kryeministrisë

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In