• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Botohet në anglisht romani i Kadaresë “E penguara”

by Aalison Pearse Stevens
14/03/2016 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kadare botohet ne anglisht.  “E penguara” është një përzierje magjepsëse e realizmit, ëndërrimit dhe elegjisë, zjarrmisë. Kadare na komunikon me një pasqyrim të hatashem, natyrën e tiranisë dhe përshtatjet që duhet të bëjnë ata që bien pre, siç duhet të bënte Kadare vetë.

Kur e mbaron së lexuari këtë roman (që flet për jetën nën diktaturë), aq më tepër të vjen të brohorasësh për demokracinë, sado e mjerë apo e deformuar të jetë ajo.

Shkrimtari i njohur irlandez, John Banville, shkruan në prestigjiozen “Financial Times”, mbi këtë roman, i cili, ka vlerësuar se, ndryshe nga Kafka, ankthi në botën e Kadaresë ekzistonte vërtetë. Më poshtë mund të lexoni kritikën e shkrimtarit irlandez, që është botuar së fundi në “Financial Times”:

Kafka duhej të qëmtonte në cepat e errëta të perandorisë Austro-Hungareze në rrënim, që të mblidhte materiale për botën imagjinare hiper-reale, ku ngjizen trillimet e tij. Ndërtesat e tij, të tejmbushura si fole milingonash, zyrat e zymta, dhomat e gjumit dhe sallat e gjyqeve, identifikohen menjëherë si mjedisi i fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të atij të 20-të.

Ai ishte po aq realist sa Floberi, vetëm se, siç thoshte vetë, i bënte paksa të mistershme, përmes shtrembërimeve dhe përjashtimeve të manipuluara me kujdes dhe vetëdije. Bota nuk ishte Kafkiane, deri sa Kafka e bëri të tillë.

 Por ndryshe nga Kafka, me të cilin është krahasuar shpesh, romancieri shqiptar Ismail Kadare, është gjendur në një botë të ankthshme, por të vërtetë. Edhe Kafka do ta kishte konsideruar surrealitetin e Shqipërisë së pasluftës, disi të paimagjinueshëm.

Kadare, i cili u lind në vitin 1936 në qytetin e Gjirokastrës, është një nga të paktët shkrimtarë të Europës Lindore, që mbijetuan të paprekur prej absurditeteve të komunizmit të pasluftës, e cila, në vende si Shqipëria dhe Rumania, ishte sigurisht një maskim për hajdutët dhe korrupsionin ultranationalist. “E penguara”, romani i tij i fundit i përkthyer në anglisht, u kushtohet “vajzave shqiptare, që lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim”.

 Personazhi kryesor, i cili nuk mund të quhet vërtet hero, është Rudian Stefa, një dramaturg shqiptar. Historia e tij zë vend midis viteve ’80, kur regjimi i tmerrshëm i Enver Hoxhës ishte në kulmin e tij dhe afrimit të mijëvjeçarit, kur turmat e ngazëllyera tërheqin përgjatë rrugëve, statujat e rrëzuara të tiranëve. Ngjarja nis me Rudianin i cili gjendet nëj ngaterrese, megjithëse ai nuk e di se për çfarë bëhet fjalë, apo përse është përfshirë.

 Ekzistojnë dy arsye të mundshme përse e kanë thirrur, pa shpjegim, të paraqitet përpara Komitetit të Partisë: drama e tij e re, shfaqja e së cilës po pengohet nga censorët ose nga e dashura e tij e re në moshë, Migena, me të cilën ka pasur një grindje të rëndë, saqë në kulmin e saj, ai e goditi, megjithëse kjo skenë i kujtohet shumë turbull dhe, në inat e sipër, e akuzoi se ishte spiune. Në Shqipërinë e Hoxhës, të godisje një vajzë ishte një gjë, por të nënkuptoje se ishte agjente e shtetit, kjo ishte krejt tjetër.

 Megjithatë, kur ai mbërrin në zyrat qendrore të Komitetit të Partisë, e pyesin për një vajzë tjetër, Linda B., e cila kishte kryer vetëvrasje dhe kishte një libër në të cilin ishte kushtimi i tij. Sërish, një vajzë që vret veten, për autoritetet nuk ka ndonjë rëndësi, por kjo vajzë ishte nga një familje e klasës së mesme, e cila ishte dënuar me internim, çka ne shqiperi do te thoshte krim.

Qyteti ku i kishin dëbuar familjen për periudha pesëvjeçare, të cilat përsëriteshin vazhdimisht, ishte një nga ato vendet e neveritshme, për të cilët regjimi komunist ishte i specializuar dhe Linda B., e cila ndjente se jeta po i fikej, kishte mall për dritat e Tiranës. Ajo u fiksua pas Rudianit të famshëm, i cili ishte mishërim i emocionit dhe magjepsjes së botës intelektuale urbane. Megjithëse nuk e kishte takuar kurrë por vetëm e kishte parë disa herë në televizor, ajo ushqeu një pasion për të.

 Ishte shoqja e saj e shkollës dhe njëkohësisht e dashura e Rudianit, Migena, që e bëri atë t’i kushtonte Lindës B., librin që do të bëhej guri i saj më i çmuar, hajmalia dhe në një mënyrë, pasaporta drejt një farë lirie. Kur ajo kuptoi se Migena kishte rënë në dashuri me Rudianin dhe ishte në një marrëdhënie me të, e pranoi këtë fakt, sepse, megjithëse ndjente xhelozi, këtë ajo e shihte si një kontakt të drejtpërdrejtë me personin e saj të dashur: buzët e Migenës kishin prekur të tijat, duart e tij kishin ledhatuar gjoksin e saj…

 Romani është i mbushur me referenca të zakonshme të tmerreve të përditshme të jetës nën regjimin totalitar. Një kafene përmendet me emrin, “që njihej përpara fushatës ideologjike kundër kafeneve”; shfaqja e Rudianit, e cila kishte një fantazëm, mund të ishte penguar sepse “realizmi socialist nuk i pranonte fantazmat”; Rudiani në një pjesë habitet kur merr vesh se Migena është marrë në pyetje, por nuk është lënduar, meqë “zyrat e hetuesve në Shqipëri i kishin dyshemetë me gjak”.

Sidoqoftë, rasti më i dhimbshëm i natyrës së padurueshme të jetës në internim, është kur Linda bën një kontroll gjoksi, duke shpresuar të ketë kancer, gjë e cila do të thoshte se ajo më në fund, do të mund të shkonte në Tiranë, sepse vetëm atje mund të çohej për t’u trajtuar.

 “E penguara” është një përzierje magjepsëse e realizmit, ëndërrimit dhe elegjisë, zjarrmisë. Kadare na komunikon me një pasqyrim të hatashem, natyrën e tiranisë dhe përshtatjet që duhet të bëjnë ata që bien pre, siç duhet të bënte Kadare vetë. Kur e mbaron së lexuari këtë roman [që flet për jetën nën diktaturë], aq më tepër të vjen të brohorasësh për demokracinë, sado e mjerë apo e deformuar të jetë ajo.

A Girl in Exile [E penguara], nga Ismail Kadare, përkthyer nga gjuha shqipe prej John Hodgson, botuar nga Harvill Secker, £16.99, 102 faqe.

Next Post

Udineze shkarkon trajnerin Colantuono

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

June 24, 2026
Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

June 24, 2026
Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

Gonxhja publikon bilancin e pagave: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

June 24, 2026
REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

REL: Mes bastisjeve dhe falënderimeve për Rusinë, Serbia heton “topin zanor”

June 24, 2026
Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

Rekord kartonësh në Botërorin 2026! 94 lojtarë rrezikojnë pezullimin para fazës eliminatore

June 24, 2026
Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In