• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Botimi/ Shefi i stafit të Trumpit: Presidenti është “idiot”

by Java News
05/09/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një libër i ri për Presidentin Donald Trump e përshkruan udhëheqësin amerikan si injorant deri në rrezikshmëri ndaj çështjeve botërore ndërsa administratën si jofunksionale dhe të përfshirë nga grindjet e brendshme.

Libri i ri i gazetarit Bob Woodward titullohet “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë” dhe bazohet në qindra orë intervista me aktorë të dorës së parë në presidencën tashmë 20-muajshe të zotit Trump.

Ai e përshkruan udhëheqësin amerikan si të fiksuar me hetimin penal të prokurorit të posaçëm Robert Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës dhe mbi mundësinë që Presidenti Trump të jetë përpjekur të pengojë hetimin.

Ëoodëard shkruan se në një moment, në fillim të këtij viti, ish-avokati i Presidentit Trump John Doëd organizoi një sesion për të praktikuar presidentin që të përgatitej nëse merrej në pyetje rreth lidhjeve të mundshme të fushatës së tij me Rusinë, por zoti Trump u ngatërrua aq shpesh me faktet saqë më në fund shpërtheu në zemërim.”E gjitha kjo është një mashtrim i çmendur”, tha ai dhe në fund shtoi: “Nuk dua të dëshmoj.” Doëd, sipas librit, i tha presidentit se do të përfundonte në burg nëse dëshmonte para zotit Mueller.

Muaj më vonë, tregon Woodward, Presidenti i tha avokatit Dowd: “Do të jem një dëshmitar vërtet i mirë.””Ju nuk jeni dëshmitar i mirë”, u përgjigj Dowd. “Zoti President, kam frikë se nuk mund t’ju ndihmoj dot”.Të nesërmen në mëngjes, Dowd u largua nga puna si avokat i Presidentit.

Avokatët e tanishëm të presidentit kanë negociuar prej muajsh me ekipin ligjor të zotit Mueller për organizimin e një interviste me Presidentin por nuk kanë arritur dot marrëveshje. Avokati i zotit Trump Rudy Giuliani ka thënë në mënyrë të përsëritur se ka frikë se nëse presidenti dëshmon nën betim, ai do të kapet në dëshmi të rreme, pra se ka gënjyer autoritetet.

Bob Woodward, dekada më parë, kur ishte gazetar i ri i “Uashington Postit” u mor me hetimin e korrupsionit brenda në Shtëpinë e Bardhë dhe shkrimet e tij çuan në dorëheqjen e Presidentit Riçard Nixon.

Në librin e tij, ai citon zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, që sipas tij flasin me përçmim për Presidentin Trump duke thënë se ai nuk e çan kokën se veprimet e tij si president mund të rrezikojnë sigurinë botërore.

Negociatat e zotit Woodward për një intervistë me Presidentin Trump nuk patën sukses. Më pas, presidenti u përpoq vetë për të folur me gazetarin, por ishte tepër vonë, sepse dorëshkrimi ishte përfunduar.

Autori citon shefin aktual të stafit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly ta ketë quajtur Presidentin Trump “idiot” dhe “të paparashikueshëm”. Sipas Woodward, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis e përshkruan zotin Trump si njeri me nivelin e një nxënësi të “klasës së pestë apo të gjashtë” për nga mënyra se si i kupton gjërat.

“Ai është një idiot, nuk ka kuptim të përpiqesh ta bindësh për ndonjë gjë, ai ka dalë nga shinat, jemi në një qytet të çmendurish”, shkruan Woodward duke cituar gjeneralin Kelly në një takim të stafit në zyrën e tij. “Nuk e kuptoj përse rrimë akoma këtu, kjo është puna më e keqe që kam pasur ndonjëherë”.

Woodward shkruan se ndihmësit shpesh i hiqnin dokumentet nga tavolina e Presidentit Trump në Zyrën Ovale, për të mos lejuar që ai të nënshkruante ndonjë gjë që ndihmësit mendonin se do të rrezikonte sigurinë e botës ose interesat e SHBA. Autori e quan këtë “një grusht shteti administrativ” dhe një “shkatërrim nervor” të degës ekzekutive.

Woodward shkruan gjithashtu se zoti Trump shpesh tallej pas shpine me ndihmësit e tij. Në një rast ai thoshte për ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, HR McMaster se duket “si shitës birre”, për nga kostumet e lira që mban. Ndërsa për shefin e mëparshëm të stafit Reince Priebus thoshte se i ngjan një miu të vogël që vetëm vrapon andej-këtej, përgatiti VOA. (b.an)

Next Post
Morinë/ Bllokohet ngarkesa me 51 tonë miell misri që vinte nga Serbia

Morinë/ Bllokohet ngarkesa me 51 tonë miell misri që vinte nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com