• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Botimi/Publikohet në Serbi historia e dashurisë mes një shqiptareje dhe një serbi

by Java News
08/09/2019 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Një burrë dhe një grua të ndarë nga lufta. Ai serb ajo kosovare. Ai e kërkon atë për vite me radhë midis refugjatëve të shpërndarë nëpër Evropë, sepse ia premtoi asaj.

 

Ajo e pret atë, duke u ulur në një cep të botës, sepse të presësh për të është e vetmja gjë që mund të bëjë. Por ndonjëherë fati i kthen njerëzit në “letra të dërguara në kohën e gabuar”.

 

Kjo është historia e dhimbshme e dashurisë që shkrimtarja shqiptare, që jeton tashmë prej vitesh në Itali, Anilda Ibrahimi pati shkruar në libër 10 vite më parë e që sot në 10-vjetorin e botimit është përkthyer edhe në serbisht. Lajmin për këtë e dha vetë autorja në një postim në Instagram.

 

“L’amore e gli stracci del tempo” (Dashuria dhe rreckat e kohës) titullohet libri i Ibrahimit, i cili tregon një histori të gjallë dhe të sinqertë miqësish që zgjasin një jetë, humbjesh dhe shprese, të fëmijëve të luftës dhe prindërve të tyre të shumtë.

Një roman që prek thellë… Herën e parë që serbi Zlatan sheh shqiptaren Ajkuna ai tronditet nga ajo, pa e ditur se ajo shumë shpejt do bëhej qendra e jetës së tij.

Ata rriten së bashku në Prishtinë, në të njëjtën shtëpi, edhe pse ai është serb dhe ajo është shqiptare kosovare. Baballarët e tyre, Milos dhe Besor, ndajnë një pasion për mjekësinë dhe për poezitë e Charles Simic. Nënat e tyre, Slavica dhe Donika diskutonin gjithmonë se si të bëjnë speca turshi dhe detaje të disa baladave, një trashëgimi e përbashkët e popujve të Ballkanit.

Midis festimeve të Vitit të Ri dhe të shtënave guerile, Ajkuna dhe Zlatan i premtojnë njëri tjetrit dashuri të përjetshme. Sidoqoftë, historia i ndan ato: ai ushtar, ajo refugjate.

Ajkuna e gjen veten në Zvicër, ku lind Sarën. Zlatan përfundon në Itali, ku takohet me Ines. Një vajzë e imët, me flokë të drejtë, ashtu si Ajkuna.

Në një rrëfim alternativ, subjekti i romanit ndjek jetën e dy protagonistëve. Libri ndërkohë po ekranizohet në Itali, projekt për të cilin po punonte i ndjeri Gjergj Xhuvani.

Pak mbi autoren…

Anilda Ibrahimi ka lindur në Vlorë më 1972. Studioi për Letërsi në Fakultetin Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më 1993 u largua nga Shqipëria, fillimisht në Zvicër dhe pastaj në Itali, në Romë ku jeton me familjen. Në Itali ka punuar në Komisionin Italian për Refugjatët ku është marrë me të drejtat e njeriut deri në 2003.

Ka realizuar projekte kulturore, duke kuruar në veçanti antologjitë dhe përmbledhjet poetike të autorëve ballkanikë dhe mesdhetarë. Romani i saj i parë është “E kuqe si nusja”, botuar nga Einaudi në vitin 2008, me të cilin është vlerësuar dhe me çmimet “Edoardo Kihlgren”, “Corrado Alvaro”, “Giuseppe Antonio Arena” etj. Më pas boton “Dashuria dhe rreckat e kohës”. Në vitin 2012 botoi “Nuk është ëmbëlsi” dhe “Il tuo nome è una promessa në vitin 2017.

 

Next Post
Reforma zgjedhore/LSI dhe Mediu në udhëkryq, nuk i besojnë Lulzim Bashës

Reforma zgjedhore/LSI dhe Mediu në udhëkryq, nuk i besojnë Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com