• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Botërori me 48 skuadra dhe Kuqezinjtë, Duka: Është një ëndërr por kësaj here nuk kemi shanse

by Java News
11/01/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FIFA vendosi të ndryshojë formatin e fazës finale të kampionatit të Botërorit të futbollit. Mbledhja e mbajtur në Zyrih miratoi në mënyrë unanime propozimin  e presidentit Gianni Infantino për rritjen e skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të këtij kompeticioni nga 32 në 48, një format ky që do të nisë të aplikohet në vitin 2026. 

Sipas kësaj skeme do të rritet edhe numri ië ndeshjeve nga 64 në 80 që do të luhen në 32 ditë dhe faza paraprake do te jete me 16 grupe të përbëra nga 3 skuadra. Faza me eliminim direkt ku do të kualifikohen 2 të parat e çdo grupi, do të nisë pikërisht më 1/16 e finaleve deri në finalen e madhe. por cfarë do të thotë kjo për vendin tonë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për top channel mundohet të jetë sa më realist.

Armand Duka, President i FSHF: Diskutimi për shtimin e skuadrave në finalet e botërorëve është një diskutim i hershëm, që u shtrua në tryeza që në vitin 2015. Më vjen mirë që sot ky diskutim ka marrë një përgjigjie pozitive dhe Këshilli i FIFA_s ka vendosur që të shtohet numri i skuadrave nga 32 në 48. Ky është një zhvillim pozitiv për futbollin në përgjithësi botëror, nxit akoma më shumë vendet në zhvillimin e futbollit. Konsiderohet një nga vendimet pozitive të këtij fillimviti.

TCH: Kemi përvojën e europianit dhe e dini se çfarë do të thotë të marrësh pjesë në një kampionat europian. Sa shanse mund të ketë Shqipëria? Si e pret këtë, duke qenë edhe realistë?

Armand Duka: Për të qenë realistë, në gjuhën sportive për shqipërinë është gjithmonë e vështirë pjesëmarrja në finalet e botërorit, sepse numri i skuadrave pjesëmarrëse në botëror, pavarësisht se do të rritet, kuota që do të marrë europa mund të jetë 5-6 skuadra më shumë. Kjo do të thotë që pak a shumë dy vendet e para, ose një pjesë e mirë e dy vendeve të para dhe 70-80 përqind e vendeve të dyta do të kualifikohen për në botëror. Është një mundësi më shumë, por nuk është se zvogëlon shumë distancën e të qënit një ekip i kualifikuar. Gjithsesi mbetet një ëndërr, një objektiv i ekipit shqiptar që urojmë ta realizojmë një ditë. kemi marrë pjesë njëherë në europian, por kjo  nuk do të thotë që jemi një ekip pjesëmarrës i përhershëm. Duhet ta tentojmë gjithmonë sepse pjesëmarrja në europian është më e mundshme dhe duhet të ëndërrojmë botërorin. Urojmë që një ditë ta shohim veten atje.

TCH:  Kur thoni duhet ta ëndërrojmë, e keni fjalën për botërorin e 2026, sepse jemi në mesin e eliminatoreve të një tjetër botërori?

Armand Duka: Për eliminatoret që po luajmë shanset tona janë të pakta për të mos thënë zero për vetë pikët që kemi dhe për vetë kundërshtarët që kemi. Dy kampionë bote në grup, nga të cilët vetëm një do të shkojë direkt në botëror. Mbetet thuajse e pamundur. Ne duhet të luajmë mundësitë tona në të ardhmen, 2022 pse jo dhe akoma më shumë në 2026.

TCH:  Ka mundësi shqipëria për të qenë një ekip më i mirë, psh për Kinën ka një plan që të shpallet kampione bote pas 35 viteve, ka shqipëria një të tillë?

Armand Duka: Vetëm në futboll nuk mund të bësh përllogaritje matematikore as 35 as 50 vjet. Duhet të luftosh për progresin e lojës. Janë shumë përbërës që çojnë tek rezultati maksimal dhe të urosh që ai rezultat të vijë sa më shpejt. Gjithsesi, uën mendoj që ne këtë progres e kemi bërë, vazhdojmë ta bëjmë dhe duhet të jemi të sigurtë që hapa pozitivë do të vazhdojnë përpara. Nëse do të jemi pjesëmarrës të përhershëm nëpër europiane apo botërore, kjo nuk është një gjë e parashikueshme. Mbetet një objektiv për gjithë federatat.

TCH:  2026 është një vit i largët, ju si e mendoni që shqipëria mund të jetë në 2026?

Armand Duka: Patjetër e mendoj që do të jetë më mirë. E gjithë shqipëria do të bëjë progres dhe futbolli akoma më shumë. Siç ka treguar deri më tani do të tregojë edhe në të ardhmen që do të jetë gjëja më progresiste e shqipërisë. Unë uroj që në 2026 shqipëria të jetë pjesëmarrëse në finalet e botërorit.

TCH:  Trajneri mund të ndryshojë, megjithatë…

Armand Duka: Kush e di! Uroj të jemi të gjithë mirë dhe ta shijojmë të gjithë bashkë botërorin nga pozicione të ndryshme nëse do të na vijë.

Next Post
Moti i keq, OSHEE: Grupet e punës në terren për riparimin e difekteve në Tiranë, Durrës, Vlorë

OSHEE: Vetëm 3 fidera paraqesin difekt, ja zonat pa energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In