Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, mbetet kandidati kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” të “Rusi 2018”, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Futbollisti i Tottenham Hotspur ka shënuar në total 6 gola (3 me penallti), 2 më shumë se sulmuesi belg i Manchester United. Po 4 finalizime kanë edhe Cristiano Ronaldo dhye Cherishev, por të dy janë eliminuar nga Botërori
Nuk mund të përjashtohen përfundimisht nga gara francezët Griezmann dhe Mbappe, që kanë realizuar nga 3 gola secili, ndërsa për Modric, Hazard apo Stones, që e kanë gjetur nga 2 herrë rrugën e rrjetës, mundësia për të shënuar 4 apo më shumë gola në dy takimet e mbetura, është një mision i pamundur.
Duket qartë që për “Këpucë e Artë” do të duelojnë Harry Kane dhe Romelu Lukaku, dy sulmues shumë të rëndësishëm të Premier League-s, që do të mund të përplasen me njëri-tjetrin në fushën e blertë vetëm në takimin e fundit.
a.ç