• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Botërori, De Biasi kërkon 2 milionë euro

by Java News
19/11/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit është shkruar e folur shumë për një ngërç në shpërblimin e premtuar të lojtarëve kuqezinj për suksesin historik që arritën, shkuarjen në finalet e “Euro 2016”. Qoftë për shumat, qoftë për mënyrën e shpërndarjes së tyre, ka pasur versione të ndryshme.

“Telesport.al” kontaktoi një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së dhe e pyeti në lidhje me këtë situatë, se si qëndron e vërteta. Ai konfirmoi se në mbledhjen e fundit të këtij organi vendimmarrës të FSHF-së është vendosur dhe miratuar premioja prej 2.5 milionë eurosh, që do të shkojë për krejt kombëtaren. Natyrisht, sipas tij, këtu përjashtohet trajneri De Biazi, i cili e ka marrë tashmë shpërblimin e vet, të parashikuar në kontratën që ka me federatën. 350 mijë euro është shuma, që trajneri kuqezi ka përfituar nga kualifikimi me Shqipërinë në finalet e “Euro 2016”, ndërkohë që mësohet se rreth 300 mijë euro të tjera i përfiton në formë rroge.

De Biasi ka qenë i pari që e ka marrë premion, që pas ndeshjes me Austrinë, ndërsa shpërblimi i lojtarëve do të ndahet vetë mes tyre, natyrisht sipas një skeme që do të vendosë kapiteni Lorik Cana me bashkëlojtarët e tjerë. Në këtë pikë ka mbetur kjo çështje, e cila pritet të zgjidhet brenba muajit dhjetor. Pra, pasi grupi kuqezi të bjerë dakord për mënyrën dhe shumën që do të marrin lojtarët, secili emër për emër, FSHF-ja do të kalojë menjëherë paratë në llogaritë e tyre bankare.

Shuma prej 2.5 milionë eurosh është miratuar në Komitetin Ekzekutiv dhe tashmë ajo është në dispozicion të “heronjve” kuqezinj, që e dërguan Shqipërinë në “Euro 2016”, për herë të parë në historinë e futbollit tonë. Ndërkohë, disa lojtarë të kombëtares, të kontaktuar për këtë problem, kanë konfirmuar se premiot e kualifikimit do të jepen në muajin dhjetor. Do të vendoset mes tyre si do të shpërndahet shuma e miratuar nga FSHF-ja, pastaj secili do të përfitojë përafërsisht nga 80 mijë euro. Dikush më pak e dikush më shumë, në varësi të produktit dhe aktivizimit në ndeshjet kualifikuese të Grupit I të “Euro 2016”.

Ndërkohë, i njëjti burim i “Telesport.al” konfirmoi kërkesën e De Biazit për kontratën e re, ku ka kërkuar 2 milionë euro deri në fund të fushatës kualifikuese të “Botërorit 2018”. Kjo shumë i është prezantuar presidentit Duka në formë kërkese, për të cilën është vënë në dijeni edhe Ekzekutivi i FSHF-së, por nuk ka gjasa të plotësohet. Shuma është e madhe për mundësitë e futbollit tonë, çka i është bërë e ditur edhe trajnerit, i cili mbetet të bëjë zgjedhjen e vet. Natyrisht, pas kualifikimit në “Euro 2016”, De Biazit do t’i rritet rroga që përfiton, por shifra të tilla as që çohen nëpër mend nga drejtuesit e FSHF-së.

Next Post

Manjani: Ndryshime në Kodin Zgjedhor? LSI nuk i trembet primit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com