• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota u bë e keqe, por jo më e keqe

by Frrok Çupi
03/03/2025 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sapo shkon mendja te pamja ‘e keqe apo më e keqe’, përpara të del takimi i tmerrshëm në Zyrën  Ovale. Një zyrë Ovale ka bota, jo dy; siç ka edhe një Amerikë ku varet humori i mirë a humori i zi i çdo të ziu a të bardhi në botë.

Shumëkush e quajtën edhe ‘takim katastrofik’. Grindja qe mes burra shtetesh, nga ata njerëz që e mbajnë kokën mbi re dhe shikojnë poshtë tyre herë banderola me emrat e tyre, herë të uritur rrugëve, herë varre shkaktuar nga luftërat. Dy burrat që u karamuan mes tyre, të dy ishin presidentë shtetesh: Një president i SHBA dhe tjetri president i Ukrainës ( në luftë kundër Rusisë).

Ky ishte momenti kur bota u thye si akulli: E keqe apo më e keqe!?

Jo pse do të fillojë Lufta e Tretë, as se nuk do të fillojë. Para 80 vjetësh njerëzit nuk e kishin mundësinë të shikonin atë kulisën e vogël ku ndizej zjarri i luftës së Dytë që shkrumbonte mijëra e miliona shpirtra njerëzish civilë dhe luftëtarë. Njerëzit bëheshin luftëtarë për arsyen se nuk e shikonin pisllëkun me të cilin niste lufta. Po ta shikonin sa e pistë ishte, as që mund të lindte heroizmi, as idealizmi, as gatishmëria për të luftuar.

Kësaj here ndodhi që kulisa u pa në mbarë botën: Dy më të fuqishmit iu vunë kundër viktimës. Krishti i Trumpit ra.

Kjo ndoshta e bëri, jo më të keqe, por më të mirë, botën. Por që u shfaq e keqe, kjo u shfaq me të gjitha dritaret e Shtëpisë së Bardhë. Vetëm Vladimir Putin e përjetoi si ‘bota ime më e mirë’; ai menjëherë bëri deklaratën cinike: “Sa mirë që shpëtuat të dy palët, si nuk e qëlluat me shpulla Zelenskin!’. Vladimir Putin është i njohur si kasapi i të drejtave njerëzore në planet; dhe, kjo e bën të keqe botën, pse dhunuesi po kthehet në shpëtimtar dhe viktima në ‘agresor’.

Putini e tha me ligësi atë shprehjen ‘dy palët’, nuk ishin dy palë reale. Njëra ‘palë’ ishte sa një thërrime, pra ishte pala e pushtuar nga Rusia, pala që po kërkonte ndihmë në Zyrën Ovale ku falet gjithë bota për të gjitha luftërat; ky ishte Zelensky- i vetëm dhe me veshje lufte. Pala palë e fortë  ishte jo përballë, por në të gjitha anët, e kishte rrethuar presidentin e Ukrainës. Në krah Trump, majtas skiç nënpresidenti; majtas si më skiç sekretari i shtetit…; pastaj ai i thesarit; pastaj ai i Luftës;  pastaj ai i Sigurisë… Një shumë burrash në votrën e tyre. Të gjithë iu sulën mikut të ftuar në Zyrën Ovale.

Kjo e bëri, jo të keqe, por e bëri të tmerrshme, botën. Ne shqiptarët që jemi shumë proamerikanë, pyesim veten, a do t’i dhunojmë kodet tona të shenjta për pritjen e mikut? Pas këtij modeli, po them! Se pse të mos ndodhë? Bota u bë e keqe.

Në daç të fillojë në daç të mos fillojë Lufta e Tretë, bota u bë e keqe me kaq. Akoma më e keqe kur nisi avokatia e ‘të vegjëlve’ të Trump ndaj të madhit Trump. U vunë në radhë dhe shkruan në platformën X, shkruan kudo, deri nëpër muret e qyteteve ku kanë influencë se ‘si guxon ai tipi nga Ukraina, pabukës që nuk ka një kostum, nuk na respektoi mbretin tonë’. Të gjithë me të njëjtin fjalor si bosi i tyre.

Kaq e keqe ka qenë bota e servilëve, sot nuk u bë më e keqe. Mysafirin e nxorën nëpër ca vrima, edhe pjatat e drekës u thyen, avioni nuk mund të vinte deri në oborrin e Shtëpisë…, dhe ai nuk ndodhej më në Amerikë. Po si u rreshtuan të gjithë ata burra kundër mikut të ftuar në Shtëpi? Po si nuk doli njëri, të paktën njëri; aq sa mund të kishte dalë në Kuvendet e maleve tona dikur. Të thoshte ‘po kadalni bre burra, se bajraktari ia vrau gjelin ati fshatarit të varfër. Paguajani tani!’.

Madje edhe një nga gazetarët aty rrotull, ‘gazetar amerikan i madh’ ku ndahet çmimi Pulicer- Pulicer një emër europian hungarez; ky gazetari iu sul mysafirit që vinte nga lufta: ‘Po ti ore, ku e ke kostumin me kravatë?’.

Gjithë botën e ndanë në dy anë; madje edhe vetë botën amerikane. Pollet që u ngritën të shtunën- një ditë pas të premtes së tmerrshme, nxorën ën pah shifra të frikshme; të frikshme për nga deformimi njerëzor: 90 për qind e Republikanëve u shprehën në favor të Republikanit Trump; ndërsa po 90 për qind e Demokratëve u shprehën kundër asaj çfarë bëri presidenti republikan Trump. Në mes të 20 përqindëshit që mbeti, 18 u vendosën kundër Zyrës Ovale. Edhe kjo është thërrmim i botës…

Që atë ditë s’mund të ndodhë gjë tjetër aq keq. Vetëm sot, e hënë 3 mars, sapo ndodhi një tmerr në Gjermani: Në qytetin perëndimor Mannheim, një makinë ka hyrë në një turmë njerëzish dhe ka shkaktuar viktima, sipas gazetës së qytetit.

Ç’të ndodhë më shumë! Madje kjo është më e keqja që vjen në një botë të keqe.

Next Post
“Mirë që jam fajtor pa fakte, po i dënuar pa gjyq pse?!”, Veliaj: Përndjekësit Bani e Dado tani më vjen keq t’i lë vetëm…

"Mirë që jam fajtor pa fakte, po i dënuar pa gjyq pse?!", Veliaj: Përndjekësit Bani e Dado tani më vjen keq t'i lë vetëm...

Comments 1

  1. Leka says:
    11 months ago

    Tramf pars Zelendkit dhe botes i dhtroji variantin e pawes per ta mbyllur kete lufte shkaterrimtare per popullin Ukrahinas , por ndodhi nje ngjarje e oa kendedhme. Kerkon ndihmen e shtetit me te fuqishem te botes dhe i ben kardhillek? Jo je nevojtar prandaj prano ndihmen ose prit europen te te mbroj

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In