• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bota rrezikohet nga një rend i vjetër”, Obama rikthehet me kritika ndaj Trump

by A R
17/07/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti amerikan Barak Obama shprehet se bota po përjeton “kohë të çuditshme dhe të pasigurta”.

Në një fjalim me komente që u panë si goditje ndaj politikave të pasuesit të tij, Donald Trump, zoti Obama paralajmëron për përhapjen e “politikave të frikës dhe urrejtjes” të ushqyera nga udhëheqës që nuk përfillin faktet me një “paturpësi të plotë”.

Ish-presidenti amerikan Barak Obama i bëri komentet në një fjalim të martën në Johanesburg, ku po nderonte simbolin e luftës për drejtësi, Nelson Mandela.

Pa përmendur me emër presidentin Donald Trump, zoti Obama sulmoi një numër prirjesh që ka ndjekur administrata aktuale.

Ai kritikoi qëndrimet që mohojnë ndryshimet klimatike, politikat e imigracionit të bazuara në dallime racore, rendjen e shfrenuar pas fitimeve kapitaliste dhe “qeverisjen me dorë të fortë” – të gjitha shembuj të politikave që ka ndjekur administrata Trump.

Të gjitha këto politika, tha zoti Obama, gjenerojnë “tituj shqetësues e marramendës lajmesh. Prandaj e mendova me vend të ofroj një perspektivë tjetër”.

“Është pjesërisht rezultat i dështimeve të qeverisjes dhe të elitave të fuqishme që tani bota është në rrezik të rikthehet tek një rend i vjetër, më i rrezikshëm, një mënyrë biznesi më e pamëshirshme”.

Lidhur me imigracionin, ai bëri një kritikë më të drejtëpërdrejtë ndaj politikave të administratës aktuale:

“Nuk është gabim të këmbëngulësh se duhen respektuar kufijtë shtetërorë, por ky argument nuk mund të përdoret si justifikim për politika imigracioni që bazohen tek dallimet racore, etnike dhe fetare”.

Ai kritikoi skeptikët që hedhin dyshime për ndryshimet klimatike, një qëndrim që është përqafuar nga administrata Trump dhe konservatorë në SHBA, me gjithë faktet shkencore që mbështesin ekzistencën e problemit.

“Duhet t’u besojmë fakteve; pa fakte nuk ka baza për bashkëpunim,” tha zoti Obama.

Turma e mbledhur për të dëgjuar ish-presidentin reagoi me të qeshura, kur zoti Obama tha:

“Sot politika duket se nuk do t’ia dijë as për të vërtetën objektive, njerëzit sajojnë gjëra vetë”.

Zoti Obama goditi “udhëheqësit politikë, të cilëve u ka dalë plotësisht turpi. Ata kapen duke gënjyer dhe për t’u justifikuar dhe mbuluar veten, thonë gënjeshtra të tjera”.

Ish-presidenti Obama foli para një turme me më shumë se 10 mijë vetë të mbledhur në një stadium kriketi në Johanesburg në një aktivitet për të festuar 100 vjetorin e lindjes së Nelson Mandelës. Zoti Obama e ka përmendur disa herë shembullin e Mandelës si një ndër frymëzimet më të mëdha të jetës së tij.

(VOA)

Next Post
INSTAT: Në 6 muaj, kompanitë shqiptare eksportuan 158 miliardë lekë mallra

INSTAT: Në 6 muaj, kompanitë shqiptare eksportuan 158 miliardë lekë mallra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

November 13, 2026
Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

November 13, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Përse PD nuk ka propozime reale për reformën zgjedhore?

November 13, 2026
Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

Bllokohet zona e Dukagjinit, përkeqësohet situata nga rrëshqitjet e gurëve e dherave, autoritetet: Mos kaloni në akset me rrezik!

November 13, 2026
Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

Pagesa deri në 280 paund dita, organizatat shqiptare zgjerojnë ‘perandorinë’ e kokainës në Britani! Rekrutojnë shpërndarës përmes TikTok-ut

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In