• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota po mban frymën/ Kërkimi për nëndetësen e zhdukur të Titanikut, pa asnjë rezultat…!

by Java News
19/06/2023 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mini-nëndetëse, që çon turistët te Titaniku, është zhdukur së bashku me ekuipazhin e saj.

Kompania OceanGate Expeditions- një kompani private që organizon turne të tilla zhytjeje- e konfirmoi këtë për britaniken BBC. Sipas Rojes Bregdetare të Bostonit, një mision kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet e ishullit kanadez të Njufaundlendit.

“Ne po shyrtojmë dhe mobilizojmë të gjitha opsionet për të rikthyer ekuipazhin në mënyrë të sigurt. Vëmendja jonë e plotë u kushtohet anëtarëve të ekuipazhit dhe familjeve të tyre. Ne po punojmë për kthimin e sigurt të anëtarëve të ekuipazhit,” tha OceanGate në një deklaratë.

Nuk është ende e qartë nëse ka turistë në bord. Sipas BBC, nëndetëset mund të mbajnë deri në pesë persona: një kapiten, tre turistë maksimumi dhe një ekspert.

OceanGate promovon udhëtimin për të parë Titanikun si një shans për të dalë nga përditshmëria dhe për të zbuluar diçka vërtet të jashtëzakonshme.

Aventura e zhytjes kushton 250 mijë dollarë

Në mënyrë jo të rregullt, nëndetëset e vogla turistike zhyten në drejtim të vendit ku u mbyt Titaniku. Por kjo nuk është për ata që e kanë portofolin e vogël: sipas raportimeve, aventura kushton rreth 250 mijë dollarë.

I përfshirë është udhëtimi në vendin e aksidentit të vitit 1912. Pjesëmarrësit kalojnë tetë ditë në det. Kurse zbritja dhe ngjitja te rrënojat zgjat rreth tetë orë. Mininëndetëset me fibra karboni mund të zhyten deri në 4 mijë metra thellësi.

Anija e pasagjerëve Titanik u mbyt në udhëtimin e saj të parë për në Nju Jork. Anija tani gjendet në një thellësi prej 3800 metrash në thellësinë e Atlantikut.

Anija oqeanika më moderne në botë në kohën e fundosjes gjendej rreth 600 kilometra larg brigjeve të Njufaundlendit në Kanada. Përplasja me një ajsberg ishte fatale për anijen e gjatë 269 metra.

Më shumë se 1500 persona humbën jetën. (BILD)

Next Post
Horoskopi javor, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Horoskopi javor, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com