• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota pa atmosferë festive natën e ndërrimit të viteve, “Omicron” rikthen kufizimet e ashpra

by A R
26/12/2021 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa kryeqytete botërore të frikësuara nga varianti Omicron kanë anuluar festimet për natën e ndërrimit të viteve.

Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftuan se nuk do ketë aktivitete dhe fishekzjarre që të shkëlqejnë mbi Akropol. Po ashtu në vendin fqinj nga 24 Dhjetori është bërë i detyrueshëm edhe përdorimi i maskës në çdo ambient.

Atmosferë festive nuk do ofrojë as Berlini. Gjermania ka vendosur kufizime të rrepta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, mes të cilave edhe grumbullimet për natën e Vitit të Ri.

Londra është një tjetër kryeqytet evropian që do të ndalojë festimet e planifikuara për natën e Vitit të Ri për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve mbi Avenue des Champs-Elysées. Kryeministri francez Jean Castex tha se nuk do ketë ngjarje publike ndërsa këshilloi qytetarët që të testohen përpara natës së Vitit të Ri.

Edhe Italia po përballet me rritje infektimesh dhe viktimash nga Covid-19. Ndaj edhe në Romë është vendosur që të anulohen eventet e tyre.

Më herët edhe Nju York mori vendim për festime të kufizuara dhe qytetarët të përdorin maska. Festivalet janë ndaluar edhe në New Delhi.

/a.r

Next Post
FOTO / Jeta e re e Boateng; pushimet dhe e dashura e re bombastike italiane

FOTO / Jeta e re e Boateng; pushimet dhe e dashura e re bombastike italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com