• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota nën ‘kthetrat’ e COVID-19, Kina organizon Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit: Kompanitë nuk i tremben epidemisë

by Ardit Rada
29/10/2020 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht nga gjendja e epidemisë në mbarë botën, nga 5 deri më 10 nëntor do të zhvillohet edicioni i tretë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Kjo do të jetë e vetmja ekspozitë e madhe ndërkombëtare që është konfirmuar se do të zhvillohet në gjysmën e dytë të vitit. Bashkëpunëtori i vjetër i Qendrës së Studimit të Ekonomisë Botërore të Kubës, Gladys Hernandez, tha se zhvillimi në kohë i edicionit të tretë të kësaj ekspozite pasqyron përpjekjet e Kinës për nxitjen e tregtisë globale, në bazë të arritjeve madhore në përballimin e epidemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së brendshme.

Epidemia nuk ka penguar as entuziazmin e ndërmarrjeve të vendeve të tjera për të marrë pjesë në këtë ekspozitë. Komisioni i Tregtisë dhe i Investimeve i Australisë u shpreh se afro 200 kompani australiane do të marrin pjesë në ekspozitën e tretë të importit, një numër ky më i lartë se ai i dy edicioneve të kaluara. Edhe kompani ndër 500 më të fuqishmet në botë, si dhe udhëheqëse në sektorë të ndryshëm, marrin pjesë aktivisht në ekspozitë, dhe shumë prej tyre do të shfaqin produktet, teknologjitë a shërbimet më të fundit në të.

Gjiganti gjerman i shkencës së jetës, Grupi “Bayer”, merr pjesë në ekspozitë për vitin e tretë radhazi. Presidenti për zonën pankineze i këtij Grupi, Jiang Wei, tha se për “Bayer”-in, ekspozita e importit është platforma më e mirë për njohjen e kërkesave të Kinës në fushën e shëndetësisë, për paraqitjen e rezultateve kërkimore të fundit dhe për realizimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Si një nga masat kryesore të Kinës për hapjen e tregut të vet ndaj botës, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit është bërë platformë shumë e rëndësishme për prodhuesit dhe eksportuesit në mbarë botën për eksplorimin e tregut kinez. Ajo ka luajtur rol gjithnjë e më të madh në nxitjen e blerjeve ndërkombëtare dhe të investimeve të huaja. Sipas të dhënave statistikore, në edicionin e dytë të ekspozitës u nënshkruan kontrata me vlerë 71.13 miliardë dollarë amerikanë, 23 % më shumë në krahasim me edicionin e parë. Mbi 50 % e këtyre kontratave janë konkretizuar.

Falë ekspozitës së importit, kompania “Varian Medical Systems”, që zë mbi 50 % të tregut global të radioterapisë, krijoi bazën e prodhimit në Pekin, e cila është bërë tani qendra më gjithëpërfshirëse e kërkim-zhvillimit dhe e prodhimit të kësaj kompanie në botë. Zv.presidenti global i kompanisë Zhang Xiao tha se ekspozita e importit u ka shtuar besimin për të vazhduar “rrënjosjen e thellë” në Kinë.

Sukseset e dy edicioneve të kaluara të ekspozitës së importit nuk janë rastësore. Forca tërheqëse kolosale e tregut kinez nuk mund të shpërfillet prej asnjë ndërmarrjeje. Nëpërmjet një sërë masash, si ulja e taksave doganore, lehtësimi i kushteve kufizuese ndaj investitorëve të huaj për krijimin e kompanive të investimeve në Kinë etj., qeveria kineze i ka treguar botës vendosmërinë për hapjen në një shkallë më të lartë.

Si e para ekonomi kryesore që rifilloi rritjen ekonomike pas rënies së epidemisë, roli nxitës i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm. Në një artikull të agjencisë “Bloomberg” thuhet se, teksa ekonomia botërore është futur në një recesion serioz, Kina është një faktor pozitiv shumë i rrallë. Edhe kërkesa nga tregu kinez është një ndihmë urgjente për ndërmarrjet në mbarë botën, që janë goditur rëndë nga epidemia. Me këtë rast, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës do t’i japë ekonomisë botërore më shumë raste zhvillimi.

Next Post
Procesi i rindërtimit, Rama në Durrës: Edhe pak na ka mbetur nga projekti, po bëjmë maksimumin

Procesi i rindërtimit, Rama në Durrës: Edhe pak na ka mbetur nga projekti, po bëjmë maksimumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In