• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota, në kërkim të strategjisë së daljes

by The Economist
03/05/2020 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mbingarkuara nga kriza, shumica e qeverive janë të papërgatitura për fazat e ardhshme

Papritur, të gjithë duket se kanë një plan. Idetë për të dalë nga bllokimi i Covid-19 po përhapen më shpejt se vetë virusi, shkruan The Economist. Spanja ka lejuar ndërtuesit të kthehen në punë, Italia ka hapur kancelaritë dhe libraritë, Danimarka po lejon fëmijët të kthehen në çerdhe dhe shkolla fillore. Opozita e Afrikës së Jugut po bën thirrje për një “karantinë të zgjuar”. Presidenti amerikan, Donald Trump, po debaton me guvernatorët e shteteve se kush duhet të vendosë se çfarë të rihapet dhe kur.

Çdo vend është i ndryshëm, por tashmë dy gjëra janë të qarta. Së pari, qeveritë duhet t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre se bota nuk është gati t’i rikthehet normalitetit. Pa një vaksinë ose një ilaç, jeta do të vazhdojë të kufizohet dhe ekonomitë do të mbeten në depresion. Së dyti, testimet dhe gjurmimet e kontakteve janë thelbësore për mbajtjen e virusit nën kontroll. Shtetet, që nuk arritën të investojnë sa duhet në këtë pikë që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në Kinë, rrezikojnë të përsërisin të njëjtin gabim.

Nevoja për të hartuar planet e daljes është urgjente. Kostoja alarmante e izolimeve të rrepta po bëhet më e qartë. Këtë javë, FMN parashikoi se vazhdimi i izolimit të plotë deri në tremujorin e tretë të vitit 2020, do të rriste tkurrjen e ekonomisë botërore nga 3% në 6%. Një analizë nga grupi i punës mbi Covid-19 në Norvegji, publikuar më 7 prill, krahasoi bllokimin e rreptë 18-mujor me një “ngadalësim” dhe arriti në përfundimin se vlera statistikore e jetëve shtesë të kursyera do të zvogëlohej nga kostoja e saj afatgjatë.

E megjithatë, sado të nevojshme të jenë strategjitë e daljes, ato janë gjithashtu të vështira, sepse shumica e vendeve rrezikojnë të preken nga një valë e dytë e Covid-19. Spanja është vendi me numrin më të madh të rasteve në raport me popullsinë. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e popullsisë është infektuar.

Edhe nëse numri i rasteve do të ishte 100 herë më i lartë se shifra zyrtare, dy të tretat e popullsisë do të ishte e rrezikuar – edhe më tepër nëse imuniteti zgjat për një kohë të shkurtër. Bllokimet janë reklamuar si një mënyrë për të “mposhtur” Covid-19. Në fakt, ato thjesht blejnë kohë. Pasi nuk arritën të ndalojnë përhapjen e sëmundjes, vendet i kanë dhënë vetes një shans tjetër për të provuar përsëri. Por nëse nuk veprojnë ndryshe, virusi do të përhapet sërish.

Çfarë duhet të bëjnë shtetet? Qeveritë duhet të zgjedhin mes opsioneve të ndryshme, duke krahasuar kostot e secilës masë me përfitimet që ajo sjell — dhe llogaritja ndryshon në varësi të vendit. Për shembull, a duhet të jenë të detyrueshme maskat? (Po, nëse furnizimet janë të shumta). A duhet të rikthehen nxënësit në shkolla? (Duhet studiuar më në thellësi).

Cilat industri janë të sigurta për t’u rihapur? (Fabrikat mund të rihapen; hoteleria është më e vështirë). Duhen mbyllur kufijtë apo duhen izoluar udhëtarët? (Karantina është zgjedhje më e mirë). Politikat do të evoluojnë nëse ka zbulime të reja shkencore ose nëse sëmundja shpërthen papritur. Kjo mund të kërkojë ndonjëherë edhe ashpërsimin e rregullave.

Kina na ofron një shembull në këtë drejtim. Meqë kufizimet u lehtësuan, rrugët janë mbushur sërish, njerëzit janë rikthyer në punë dhe jeta është bërë më normale. Megjithatë, konsumatorët mbeten në ankth, kështu që disa prej tyre qëndrojnë në shtëpi. Funksionimi i 90% të ekonomisë është pa dyshim më mirë se 50%, por gjithsesi kjo mbetet katastrofa më e madhe ekonomike globale që nga vitet 1930.

Menaxhimi i kësaj bote pjesërisht të izoluar dhe pjesërisht të hapur, varet nga testimi. Testimi mund t’u tregojë qeverive shkallën e infeksionit, cilat masa funksionojnë dhe cilat jo. Nëpërmjet testimeve, mund të izolohen rastet e reja, duke lejuar gjurmimin e kontakteve dhe duke ndihmuar në ndaljen e përhapjes së sëmundjes. Sa më i gjerë testimi, aq më pak i nevojshëm bëhet distancimi shoqëror, sepse njerëzit e infektuar izolohen vazhdimisht nga popullsia – në teori testimi mund të heqë plotësisht nevojën për distancim.

Qeveritë diskutojnë shpesh për testimin. Por ai do të jetë i disponueshëm në masë vetëm pas disa muajsh. Një zëvendësues i lirë është matja e temperaturës, por edhe njerëzit pa temperaturë mund të jenë mbartës të virusit. Një ide tjetër, e nxitur nga lajmet e fundit për një bashkëpunim midis Apple dhe Google, është përdorimi i aplikacioneve celulare për të regjistruar automatikisht kontaktet, në mënyrë që testimi të përdoret tek ata njerëz që kanë më shumë gjasa të infektohen.

Por aplikacionet duhet të shkarkohen gjerësisht që të mund të funksionojnë dhe ato kërkojnë një numër të madh testimesh dhe gjurmuesish për të identifikuar infeksione të reja dhe duhet kontrolluar që njerëzit po vetizolohen. Sipas një propozimi, Amerika do të kenë nevojë për të punësuar 260,000 persona të tjerë për të përballuar krizën, nga vetëm 2,200 që janë rekrutuar deri tani. Derisa qeveritë të fillojnë të përmbushin nevoja të tilla, strategjitë e daljes do të jenë të dobëta, apo edhe të rrezikshme.

Bota është në garë për gjetjen e një vaksine. Ajo është një përpjekje globale dhe ashtu duhet të jetë – sepse asnjë vend nuk ka monopol mbi shkencën. Megjithatë, për të prodhuar dhe për të shpërndarë një vaksinë në mënyrë të shpejtë dhe efikase, duhet punë e palodhur. Nëse nuk bëhen investime tani, edhe para se të gjendet një vaksinë, do të ketë mungesë të aftësisë prodhuese, duke penguar vaksinimet rutinë për sëmundjet si fruthi dhe poliomieliti. Për sa kohë që ka mungesa, disa vende mund të përpiqen të shtrëngojnë tregun, duke rrezikuar punonjësit e shëndetësisë dhe personat në pozitë më delikate.

Diskutimet për heqjen e izolimeve mund të ngrenë humorin dhe me të drejtë. Megjithatë, zhgënjimet dhe zgjedhjet e vështira sapo kanë filluar.

Next Post
A ishte karantina masa e duhur për të luftuar virusin, apo një gabim i kushtueshëm?

A ishte karantina masa e duhur për të luftuar virusin, apo një gabim i kushtueshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In