Bota në 2050, dhjetë miliard njerëz: Shqipëria humbet 200 mijë banorë
STUDIMI/Kombet e Bashkuara kanë bërë publike rezultatet e studimit të tyre mbi të ardhmen demografike të globit deri në vitin 2050. Sipas sutdimit në fjalë, Kina do të umbë vendin e parë si shteti më i populluar i botës, duke u kaluar nga India. Nigeria do të ketë rritjen rekord prej 452% deri në vitin 2050. Europa do të shpopullohet, sidomos në Lindje, ku Bullgaria do të humbasë rreth 2 milion banorë. Franca do të kalojë nga 64 milion banorë, në 71 milion. Shqipëria do të ketë gjithashtu më pak banorë, sipas studimit. Popullsia e vendit tonë do të ulet me rreth 200 mijë banorë në atë vit.
Në tërësi, popullsia e botës për vitin 2050, parashikohet dhjetë miliard banorë. Një shifër impresionuese. Në planet do të ketë në atë moment 18 shtete që do të kalojnë popullsinë e 100 milion banorëve.