• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota nderon ish-sekretaren Albright, Biden: Ndryshoi rrjedhën e historisë, ndihmoi në ndalimin e gjenocidit në Ballkan

by Java News
27/04/2022 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo bëri ndryshimin e rrjedhës së historisë”, “trashëgimia e saj po vazhdon të nderohet në Kosovë, Bosnjë dhe vende të tjera”, ishin disa prej fjalëve dedikuar nga liderë amerikanë për ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë më 23 mars.

Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta janë mbledhur më 27 prill në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj. Presidenti Biden vlerësoi lart kontributin e Albrightit.

“Emri i saj është ende sinonim për Amerikën si forcë për të mirë në botë”, tha Biden, duke kujtuar se gjatë shërbimit si ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe më pas në postin e sekretares së Shtetit, Albright ndihmoi në “ndaljen e gjenocidit në Ballkan. Me mirësinë, humanizmin dhe intelektin e saj, ajo bëri ndryshimin e rrjedhës së historisë. Ne sot nderojmë një amerikane krenare, e cila na bëri të gjithë ne që të jemi më krenarë që jemi amerikanë”, tha Biden.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kujtoi udhëtimin e fundit me Albrightin në Kosovë, në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s. Ai tha se trashëgimia e Albrightit për kontributin në Kosovë, Bosnjë dhe shtete të tjera, vazhdon të nderohet.

“Kaluam një ditë të lumtur së bashku dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. I çliruam nga rreziku real i gjenocidit. Ecëm dorë për dore në rrugët e Prishtinës, në një ditë me diell të qershorit. Rrugëve kishin dalë çerek milion persona, që është numër i madh njerëzish në një shtet të vogël si Kosova. Dhe arritëm te subjekti i shëtitjes sonë, që ishte një bust i bukur i Madeleine që ishte nderimi i tyre për ndihmën e saj. E shohim nderimin e trashëgimisë së saj për të gjitha gjërat që ka bërë për Kosovën, Bosnjë dhe e shohim në shumë mënyra. Sot këtu me ne është presidentja, ish-presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Po ashtu këtu është edhe ish-ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës. U desh të ndodhte masakra e Srebrenicës që të kishim mblidheshin mjaftueshëm njerëz që të bëhej ajo që sot po bëhet në një mënyrë tjetër në tentim për ta shpëtuar Ukrainën”, shtoi Clinton.

Ndërkaq, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se lufta në Ukrainë, kërkon që edhe një herë bota të ndjekë shembullin e Albrightit dhe qëllimin që kishte ajo gjatë punës si sekretare e Shtetit.

“Ngrihuni kundër diktatorëve dhe demagogëve, nga fushëbetejat e Ukrainës deri në korridoret e institucioneve tona, mbroni demokracinë në shtëpi me aq vendosmëri siç e bëjmë jashtë vendit”, tha Clinton.

Albright, e zgjedhur nga Clinton, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit. Ajo ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare. Në ceremoninë përkujtimore, është i pranishëm edhe sekretari aktual i Shtetit, Antony Blinken, dhe paraardhësit e tij, Condoleezza Rice dhe John Kerry, do të jenë të pranishëm. Zyrtarët e tjerë të lartë janë të pranishëm, përfshijnë: sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s, Bill Burns, dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Nga autoritetet e huaja po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe zyrtarë të lartë nga Bosnje e Hercegovina, Republika Çeke dhe Kolumbia.

Albright ka lindur në Çekosllovakinë e atëhershme, por familja e saj është larguar dy herë – fillimisht nga nazistët dhe më pas nga sundimi sovjetik. Ata kanë përfunduar në Shtetet e Bashkuara, ku Albright ka studiuar në Kolegjin Ëellesley. Gjatë viteve, ajo është ngjitur në qarqet e politikës së jashtme të Partisë Demokratike, për t’u bërë fillimisht ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Clinton e ka zgjedhur sekretare të Shtetit në vitin 1996, për mandatin e tij të dytë presidencial. Edhe pse nuk ka qenë kurrë në radhë për presidente, për shkak të lindjes në një vend të huaj, Albright është admiruar pothuajse nga të gjithë, përfshirë edhe kundërshtarët e saj politikë.

Si një refugjate çeke që ka parë tmerret e Gjermanisë naziste dhe të Perdes së Hekurt, ajo nuk ka qenë e butë. Si sekretare e Shtetit, ajo ka luajtur një rol kyç për të bindur administratën Clinton, që të luftojë udhëheqësin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, për trajtimin që u ka bërë shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë është cilësuar si “Lufta e Madeleinet”.

Si ambasadore e OKB-së, ajo ka udhëhequr një politikë të ashpër të SHBA-së, sidomos kundër Millosheviqit, për shkak të luftës së tij në Bosnje, në vitet ’90. Ajo ka mbajtur qëndrim të ashpër edhe ndaj Kubës. Në një fjalim në Kombet e Bashkuara, ajo ka thënë se rrëzimi i një aeroplani civil, më 1996, nga Kuba, nuk ka qenë akt “i guximshëm”, por “frikacak”.

Në vitin 2012, Obama i ka dhënë Albrightit Medaljen Presidenciale të Lirisë – që është nderimi më i lartë civil i vendit – duke thënë se jeta e saj ka qenë frymëzuese për të gjithë amerikanët.

Kush ishte Madeleine Albright?

E lindur si Marie Jana Korbel në Pragë, më 15 maj, 1937, ajo ka qenë vajza e diplomatit Joseph Korbel. Familja ka qenë hebreje, por është konvertuar në katolicizmin romak, kur ajo ka qenë 5 vjeçe. Tre nga gjyshërit e saj hebrenj kanë vdekur në kampe të përqendrimit. Këndvështrimi i Albrightit thuhet se është formuar pjesërisht nga prejardhja e saj. Familja e saj është larguar nga Çekosllovakia në vitin 1939, pasi nazistët kanë pushtuar këtë vend. Vitet e luftës, ajo i ka kaluar në Londër.

Pas luftës, kur Bashkimi Sovjetik ka pushtuar pjesë të mëdha të Evropës Lindore, familja e saj ka migruar në Shtetet e Bashkuara. Ata janë vendosur në Denver, ku babai i saj ka ligjëruar në Universitetin e Denverit. Një nga studentët më të mirë të Korbelit ka qenë Condoleezza Rice, e cila më vonë do ta pasonte vajzën e tij si sekretare e Shtetit. Albright ka diplomuar në Kolegjin Wellesley në vitin 1959. Ajo ka punuar si gazetare dhe më vonë ka studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias. Pasi ka marrë diplomën master në vitin 1968 dhe doktoraturën në vitin 1976, ajo ka hyrë në politikë./m.j

Next Post
Malaj shpjegon pse u bënë propozimet me zarfe për presidentin: Rama ka qëllim të shohë “hartën” e deputetëve të PS, të dallojë grupin e tij

Malaj shpjegon pse u bënë propozimet me zarfe për presidentin: Rama ka qëllim të shohë “hartën” e deputetëve të PS, të dallojë grupin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

August 26, 2026
EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

EMRAT / Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

August 26, 2026
RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

RMV regjistron 50 raste, gjashtë të infektuar të rinj me ethet e Nilit Perëndimor, mes tyre rasti i parë në Kumanovë

August 26, 2026
Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë

Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë

August 26, 2026
Pesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

Pesë shqiptarë kthehen nga Siria, Rama: Vijon përpjekja për të tjerët! Një fillim i ri nën mbrojtjen e institucioneve

August 26, 2026
INTERVISTA/ Aleksandër Çipa: Dritan Demiraj, si Belul Çelo…

VIDEO / Rrëfehet Aleksandër Çipa: Historia e dashurisë dhe momenti kur iu afrua vdekjes

August 26, 2026
Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

August 26, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com