• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bota me sytë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II: Më shumë se 4 miliardë para televizorit dhe 1 milion në rrugët e Londrës

by Java News
19/09/2022 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kurorëzimi i Elizabeth II, në vitin 1953, ishte një nga ngjarjet e para që u pasqyrua drejtpërdrejt në televizion nga BBC, në një kohë kur pak njerëz kishin televizorë.

Funerali i saj sot, 70 vjet më vonë, në një botë që ka ndryshuar në mënyrë dramatike, është një ngjarje televizive dhe tashmë online në një shkallë globale.

Megjithatë, edhe pse e gjithë bota tani ka televizorë dhe telefona celularë inteligjentë, ka miliona që kanë zgjedhur të jenë personalisht në rrugët e Londrës. Një aspekt i veçantë i ceremonisë është edhe koreografia e përpunuar e bartjes së trupit në tempull dhe kortezhi, liderët nga e gjithë bota të ftuar në kryeqytetin britanik.

Rreth 1 milion njerëz udhëtuan për në Londër për funeralin, me British Rail që kishte planifikuar 250 shërbime shtesë treni për pelegrinët.

Për ata që nuk mund të merrnin pjesë në ceremoni, u hapën 125 kinema për ta transmetuar drejtpërdrejt.

Që nga e enjtja, kur turma u lejua t’i thoshte lamtumirë trupit, rreth 300,000 njerëz kanë kaluar nëpër sallë. Radhët ishin deri në 8 kilometra dhe pritja mund të zgjaste deri në 17 orë – por të gjithë qëndruan në vendet e tyre.

Në qendër të Londrës, më shumë se 36 km kangjella dhe barriera u ngritën për të mbajtur turmat në pika të caktuara rreth terrenit ku do të kalojë procesioni. Kishte 100,000 njerëz në rrugën për në Pallatin Ëindsor – dhe kjo ishte vetëm një pjesë e turmës.

Sa njerëz e ndoqën ceremoninë nga shtëpia? Sipas llogaritjeve të para të mediave britanike, funeralin e Mbretëreshës e ndoqën rreth katër miliardë teleshikues, ndoshta edhe më shumë.

Është një ngjarje që kapërceu në interesin televiziv martesën e Charles dhe Dianës në 1981, një ngjarje që shumë e kanë regjistruar në video, një pajisje e re dhe premtuese në atë kohë./m.j

Next Post
Lobimi rus i Bashës, Pampuri kundër Berishës: Një shashkë e radhës e Ramës, PD s’do të jetë kurrë pro-ruse

Lobimi rus i Bashës, Pampuri kundër Berishës: Një shashkë e radhës e Ramës, PD s'do të jetë kurrë pro-ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In