• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Bota e populluar me mbi 40 milionë skllevër modernë

by Java News
02/12/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse skllavëria është e ndaluar në të gjithë botën, “skllavëria moderne” me formatin e saj të ri vazhdon të jetë një nga problemet më të rëndësishme të njerëzimit. Në botë ka më shumë se 40 milionë skllevër modernë, ku shumica janë gra dhe vajza, shkruan Anadolu Agency.

Pavarësisht se skllavëria është e ndaluar pothuajse në çdo vend sot, “skllavëria moderne” ende nuk ka hyrë në legjislacionin e vendeve si një term ligjor. Prandaj, skllavëria me formatin e saj të ri vazhdon të jetë një nga problemet më të rëndësishme të njerëzimit.

Skllavëria moderne shihet më shpesh në rajonet me të ardhura të ulëta dhe ku ka konflikte intensive, por edhe në vendet e zhvilluara ekonomikisht numri i skllevërve modernë është gjithashtu shqetësues.

– Skllavëria moderne

Termi skllavëri moderne përdoret për të përshkruar rrethanat të tilla si kërcënimet, dhuna, detyrimi, mashtrimi, shpërdorimi i pushtetit, ndaj të cilave njerëzit nuk mund t’i kundërvihen situatës në të cilën ato abuzohen dhe kushteve ku ato nuk mund të braktisin gjendjen e tyre aktuale.

Në ditët e sotme, skllavëria moderne, është e përhapur veçanërisht në sektorë të tillë si fasonet tekstile, minierat, bujqësia dhe peshkimi, e në shumë fusha të tjera.

Atë është e mundur ta vërejmë në sektorin e peshkimit në Tajlandë, minierat e qymyrit në Korenë e Veriut, në prodhimin e kakaos në Bregun e Fildishtë, kullotat e gjedhëve në Brazil, ku po ashtu edhe shembuj të tjerë të skllavërisë moderne janë edhe në shtëpitë e disa diplomatëve në Australi dhe në sektorin e larjes së makinave në Britani të Madhe.

– Në mbarë botën ka më shumë se 40 milionë “skllevër modernë”

Sipas raportit të Tregut Global të Skllavërisë 2018 i përgatitur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Fondacionit Ec i Lirë (Walk Free Foundation), theksohet se në mbarë botën ka më shumë se 40 milionë “skllevër modernë”. Nga të cilët 71 për qind e viktimave të skllavërisë moderne e përbëjnë gratë dhe fëmijët femra, dhe 29 për qind janë meshkujt. Ndërsa 15.4 milionë e skllevërve modernë e përbëjnë ata që janë të detyruar të martohen dhe 24.9 milionë janë ata që punojnë të detyruar.

Në botë 5 nga çdo 1 mijë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne. Rajonet ku skllavëria moderne është më intensive ndryshojnë në kategori të ndryshme si “puna me detyrim” dhe “martesa e detyruar”.

Duke marrë parasysh të gjitha të dhënat mbi skllavërinë, 7.6 për qind për 1 mijë njerëz janë në Afrikë, 6.1 për qind në Azi-Paqësor dhe 3.9 për qind në Evropë dhe Azinë e Mesme janë skllevër modernë. Po ashtu këto ndiqen nga vendet arabe ku 3.3 për qind nga çdo 1 mijë njerëz janë skllevër modernë dhe 1.9 nga çdo 1 mijë njerëz në Amerikën Veriore dhe Jugore janë skllevër modernë.

– Azi-Paqësor

Azi-Paqësori, që është rajoni i vendeve më të varfëra në botë, gjithashtu është rajoni ku skllavëria moderne është më e përhapur. Afërsisht 25 milionë njerëz, rreth 62 për qind e skllevërve modernë në mbarë botën jetojnë në Azi Paqësor.

Rreth 66 për qind e skllevërve në këtë rajon detyrohen të punojnë dhe 34 për qind martohen me detyrim. Teksa skllavëria moderne në rajon vërehet kryesisht në Korenë e Veriut, Afganistan dhe Pakistan, theksohet se numri i skllevërve modernë është kryesisht më i lartë në vendet me popullsi të madhe si India, Kina dhe Pakistani.

– Afrika

Në Afrikë parashikohet se ka 9 milionë e 240 mijë skllevër modernë. Kjo shifër korrespondon me 23 për qind të numrit të përgjithshëm të skllevërve modernë në mbarë botën.

Këtu, 37 për qind e skllevërve modernë janë të detyruar të punojnë, 67 për qind janë të detyruar të martohen, ndërsa 400 mijë njerëz në kontinent janë viktima të shfrytëzimit seksual.

Skllavëria moderne në Afrikë është më e përhapur në Eritrea, Burundi dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

– Amerika

Ndërkohë parashikohet se ka rreth 2 milionë skllevër modernë në Amerikën Veriore dhe Jugore. Kjo do të thotë 5 për qind e skllavërisë në mbarë botën.

Në Amerikë 66 për qind e skllevërve modernë janë të punësuar me detyrim, ndërsa 34 për qind martohen me detyrim. Në këtë kontinent skllavëria moderne vërehet më së shumti në Venezuelë, Haiti dhe Republikën Dominikane, ndërsa numri më i madh i skllevërve modernë është kryesisht në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim si SHBA, Brazili dhe Meksika.

– Evropa dhe Azia e Mesme

Numri i skllevërve modernë në Evropë, vendet më të zhvilluara në botë dhe Azinë e Mesme, është rreth 3.5 milionë. Kjo do të thotë se 9 për qind e skllevërve modernë në mbarë botën jetojnë në këto rajone. Në këto rajone, martesa e detyruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori

November 25, 2026
Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

November 25, 2026
Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

November 25, 2026
Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In