• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota e ngushtë e biznesit shqiptar dhe bota e bursës

by Mero Baze
02/03/2018 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mero Baze/

Një nga biznesmenët e mëdhenj në Shqipëri, Samir Mane, është përballur dje me dy gazetarë kritikë, rreth asaj që quhet fenomeni i oligarkëve në Shqipëri dhe përdorimi prej tyre i pushtetit. Të dy kolegët kanë qenë të ashpër edhe pse shpesh, një betejë e tillë, është shumë larg perceptimit që ka publiku për mënyrën se si ngrihet një biznes i madh në Shqipëri.

Por rritja  e bizneseve në Shqipëri sido që ta maskojmë ne, kalon përmes filtrit të pushteteve politike, jo për faj të biznesit, por për faj të standartit që ka liria ekonomike në vend.  Dhe ai që di ta përdor më mirë pushtetin, padiskutim që ecën më mirë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një krim nga biznesi, pasi këtu liria ekonomike, edhe pa këtë gjë, është shumë larg të qenit e vërtet.

Ajo që unë shikoj si problem real tek bizneset e mëdha të Shqipërisë, është momenti kur ato nuk rriten dot më.

Samir Mane, bëri publik qëllimin e tij për të hyrë në bursë dhe ky është një standart i ri për biznesin shqiptar. Mane tha se  “ne po përgatitemi që nëpërmjet menaxhimit tonë, të nxjerrim kompanitë në bursë. Duhet të rregullohet kuadri ligjor. Kjo është një gjë që po diskutojmë, që për herë të parë kompania Balfin do të ketë shume aksionere, 10-20 mijë shqiptarë do të bëhen pronarë të bizneseve të mia »

Ka tre probleme tek kjo deklaratë.

E para që krijon idenë se në bursë futen kompanitë e mëdha.

Në bursë nuk është e thënë të dalësh kur je kompani aq e madhe. Mund të dal dhe një kompni e vogël, biles dhe një die biznesi. Më tej nese publiku bindet, aksionet shiten, sigurohet likuiditet dhe zhvillohet biznesi, sigurohet fitim për të gjithë.

E dyta që duket sikur do të ndaj fitimet me publikun, gati gati si bamirësi. Dalja në bursë nuk është bamirësi. Ajo në fakt është nevojë për likuditet dhe besim më të madh tek publiku.

E treta është nevoja e tij për ndryshim ligji.

Në momentin që kompania e tij kërkon të dal në bursë dhe ai shikon problem rregullimet ligjore, duhet të jemi të gjithë të qartë, të mos e bëjmë ligjin e bursës, si ligjin e pronave dhe dhënieve me qira, që ka ndryshuar shtatë herë, sa herë ka pas nevojë Sandri, të marrë prona në Kinostudjo ose  gjetkë dhe sa herë ka dash të mos marrin të tjerët.

Paketa ligjore për bursën  është ne fuqi që prej vitit 2009 (Një nga ligjet është ligji “Për titujt”). Paketa gjendet lehtësisht ne faqen zyrtare te AMF. Nese nje kompani aksionare do të dëshirojë të  listohet dhe kuotohet në bursë, së pari duhet të ketë bursë. Në Shqipëri aktualisht kemi vetëm një kompani burse të iniciuar nga Banka Crendis, ku ende nuk ka klientë.

Më tej çdo proces dhe procedurë është e rregulluar dhe nuk ka asnjë pengesë apo boshllëk ligjor që të pengojë listimin apo kuotimin. E vetmja pengesë mund të jetë fakti që rregullat jane shumë strikte. Rregullat dhe procedurat për dalje me ofertë për shitje aksionesh për publikun, janë qëllimisht shumë të rrepta. Kompania që të mund të ofertojë për publikun, duhet të zhvishet lakuriq sepse praktikisht do mbledhe para nga njerzit e të gjitha kategorive. Të informuar ose jo, të shkolluar ose jo. Ajo duhet të përgatisë dokumenta të detajuara për gjendjen financiare dhe jo vetem, të aplikojë në AMF dhe keshtu me rradhë. Futja në bursë e një kompanie, si ajo e zotit Mane, do të jetë një revolucion, por dhe një leksion sigurie për qytetarët që do të investojnë atje.

Dhe për të gjitha këto duhet që qytetarët të jenë të qartë.

Ajo që më la shije të hidhur nga biseda mes Samir Manes me kolegët e mij, është se bota e biznesit për të cilën u diskutua vërtitej mes Berishës, Metës, Ramës dhe Sandër Frangajt,  dhe përpjekjeve të mundimshme të tij, për ta çarë këtë rrethim. Por sidoqoftë shija që lë në publik, biznesmeni më i madh shqiptar është, në rastin më të keq, produkt i këtyre oligarkëve politikë dhe në rastin më të mirë viktimë e tyre. Shpërthimi i këtij rrethimi dhe dalja në bursë për të bashkqeverisur biznesin me qytetarët, nuk duhet parë si shpëtim. Shpëtim është transparenca e biznesit dhe nënshtrimi i rregullave të bursës.

Nuk vë bast, që ligji i bursës tek ne nuk ka probleme, por siç e tha dhe vet zoti Mane, oligarkë është ai që ndryshon ligje në favor të biznesit të vet. Dhe tek ky ligj duhet bërë kujdes! Që as zoti Mane të mos quhet oligark që do të ndryshoj këtë ligj burse që është, dhe as bursa të mos jetë zhgënjimi i parë për qytetarët.

Next Post
Piktura e Picasso do shitet 56 milionë euro

Piktura e Picasso do shitet 56 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

November 7, 2026
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

November 7, 2026
“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

November 7, 2026
VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

November 7, 2026
Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In