• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bota e krimit dhe biznesi gjerman i makinave të blinduara në Shqipëri

by Java News
06/10/2017 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ergys Hoxha, i cilësuar si “furnizuesi” i makinave të blinduara të tipit “Benz” dhe “Audi”, dy prej të cilave sipas burimeve jo zyrtare të Prokurorisë së Tiranës dyshohet se janë përdorur nga Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij. Tre makinat, njëra e tipit “Benz” dhe 2 të tjerat të tipit “Audi” ishin parkuar në garazhin e një pallati në kompleksin “Kika” në kryeqytet dhe tashmë janë bllokuar nga Prokuroria pas finalizimit të operacionit “Vjeshtë 2017”.

Tregtari Ergys Hoxha thotë për newsbomb.al se është habitur kur ka parë emrin e tij në media të lidhur me bandën kriminale “Shullazi” dhe dëshiron ta sqarojë njëherë e mirë këtë histori, edhe në emër të shefit të tij, biznesmenit gjerman, R.A., i cili është pronari i këtyre makinave dhe pronari i një autosalloni të madh në Gjermani.

Intervista për newsbomb.al:

Çfarë ndodhi ditën e operacionit “Vjeshtë 2017” kur policia ju bllokoi tre automjetet e blinduara në garazh?

Nuk ka pasur një operacion. Unë sapo isha kthyer nga Gjermania kur më kanë kontaktuar nga Prokuroria dhe më kanë kërkuar një verifikim të të tre automjeteve për arsye se i kam pa targa. Shkova vetë dhe i dorëzova.

Dhe pse i mbanit makinat pa targa?

Për arsye sigurie. Pikërisht për të shmangur ndonjë ngatërresë. Një Audi tjetër e blinduar përshembull, mund të merrte targat e Audit tonë dhe kushedi për çfarë arsye mund ta përdorte. Këtë ia kam sqaruar edhe oficerëve.

Në pronësi të kujt janë tre automjetet e blinduara?

Automjetet janë të një kompanie gjermane, administratori, shefi im, i ka sjellë vetë makinat këtu, rezultojnë në emër të tij, kurse unë jam prej 5 vitesh punëtor i tij, mbuloj shitjet në Ballkan. Makinat janë të gjitha të regjistruara,  dy me targa të huaja dhe një me doganë.

Sipas informacioneve që dalin në rrugë jo zyrtare nga Prokuroria, dyshohet se makinat tuaja janë përdorur nga Emiljano Shullazi dhe anëtarët të grupit të tij…

Jo, nuk është fare e vërtetë. S’kam lidhje me këta persona. Këto makina as që kanë dalë në qarkullim. Kanë qenë tërë kohës në garazh. Ka kamera, ka pamje filmike, e gjitha kjo është lehtësisht e verifikuesheme. Makinat i kam dorëzuar vetë unë.

Ju akuzoheni se  i keni dhënë makina të blindura Elton Çiços vrarë në 1 maj te lokali “De Niro”, Ervin Dalipaj vrarë në autostradën Tiranë-Durrës dhe disa personave të tjerë me precedentë penalë…

E kam deklaruar edhe më herët. Ka qenë një reklamim makinash të një mikut tim. Dikush që do të marrë një makinë mund të çojë këdo për ta bërë dhe unë s’mund ta pyes as kush të solli, as ku i gjen paratë. Personi në fjalë donte të blinte një makinë, e ka marrë në provë një ditore për të parë gjendjen e makinave, ka ndodhur ngjarja…makina është tërhequr.

Makinat vazhdojnë të qendrojnë të bllokuara? Çfarë ju kanë thënë nga Prokuroria lidhur me to?

Po makinat vazhdojnë të jenë të bllokuara pasi vazhdojnë hetimet. Në bisedën që kanë bërë edhe me shefin tim, ata nuk kanë pasur pretendime për makinat por kërkuan një listë të klientëve që i kanë blerë makinat, nëse i kanë blerë me lekë kesh dhe nga u vjen burimi i parave. Ne i thamë edhe atyre që kjo është një gjë që s’na takon ta hetojmë, ne jemi një biznes, kemi dokumentacionet e nevojshme dhe ushtrojmë aktivitet të rregullt. Shefi, i cili ka shtetësi gjermane, ka 20 vjet që merret me tregti makinash, ka edhe licencë për shitje automjetesh në të gjithë botën. Ka të drejtë edhe të terheqë automjetet e përdorura nga shteti gjerman.

Pse e lidhin operacionin “Vjeshtë 2017” me emrin tuaj dhe bandën e Shullazit?

Këtë nuk di ta them por më duket e gjitha një show. Si për të treguar që diçka doli nga këto operacione. Edhe shifrat që japin këta për makinat e blinduara janë qesharake. Lexoj që thonë se kapin vlerën e 1 milion eurove, e vërteta është shumë larg. Kushtojnë shumë herë më pak. E shoh më shumë si një goditje nga bizneseve se sa ndaj pasurisë kriminale.

Me makinat unë punoj prej vitesh, kam kryer shërbime edhe për qeverinë shqiptare dhe deri tek anëtarët e aleancës së NATO-s. Mund të vë edhe në dispozicionin tuaj si media gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aktivitetin e ushtruar./ newsbomb.al

Pronari me nënshtetësi gjermane, R.A.

reeeeeeeeeeee.jpg

Next Post
“Burri më dhunonte që të abortoja, fëmijën e lashë në jetimore”, historia e dhimbshme e 29-vjeçares

E dashura apel këngëtarit të martuar: Mos harro vajzën tonë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In