• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bota e krimit/ Çfarë pritet nga bashkëpunimi i Nuredin Dumanit me drejtësinë?

by
27/04/2022 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç ndodh rëndomë ne botën e krimit, kur aleatë dhe bashkëpunëtorë kthehen në armiq të betuar, ashtu ka ndodhur dhe me të shumëpërfolurin Nuredin Dumani, tashmë i penduar i drejtësisë dhe dikur miqve të tij.

Mbi Nuredin Dumanin, i kthyer në shpresën e drejtësisë për zbardhjen e një sërë krimeve dhe arrestimin e kokave të bandave, por edhe personazheve të njohur rëndon dhe akuza e vrasjes së dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill 2020.

Ata u ekzekutuan në një pritë, ndërsa po lëviznin me makinën e tyre, në Durrës. Ai që do të zbardhte detajet e vrasjeve do të ishte Klevis Alla, personi që bashkëpunoi në vrasjen e vëllezërve Haxhia, i cili i tradhtua nga mesazhi i tij i mbetur në telefonin e viktimës Besmir Haxhia, ku i shkruante ‘po të pres te Tregu i Makinave në Shënvlash’.

Pas kësaj vrasje, dyshohet se u prish dhe marrëdhënia mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit. Ky i fundit më pas ekzekutoi Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.
Emisioni i gazetares Klodiana Lala “Në Shënjestër” solli dhe dëshminë e tij dhe detaje nga dosja për Nuredin Dumanin dhe krimet për të cilat akuzohet.

 

 

Po kështu Klevis Alla tregoi edhe përse u vranë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Ai tregoi hollësisht ngjarjen dhe se si ishte bashkëpunëtor në vrasje në rolin e ndihmësit sikundër dha njohje edhe me autorët e atentatit ndaj vëllezërve Haxhia, Altin Ndocin, Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën.

I penduari i drejtësisë, Klevis Alla shpjegoi për grupin hetues edhe se si nisi përçarja midis grupit të grabitësve të Rinasit.
“Përveç kësaj marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur pas vjedhjes së parave në Rinas ku kishte filluar përçarja e grupit midis Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit dhe Besmir Haxhisë. Përçarja ishte pasi hyri në lojë leku shumë i madh nga vjedhja e Rinasit. Lidhur me vjedhjen e Rinasit Nuredin Dumani më ka thënë që një pjesë të parave të Talo Çelës i kishte lënë të shtëpia e tij.

Për shkak të konflikteve Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci kishin vendosur ta vrisnin Dorian Shkozën. Për këtë Nuredin Dumani më kërkoi që të merrja pjesë në vrasjen e Dorian Shkozës, si shofer dhe për këtë më ofroi 100.000 euro.
Unë nuk pranova dhe pas kësaj Nuredini më kërkoi vetëm që t’i çoja makinën ditën e ngjarjes tek vendi ku do të shkonin autorët që ta merrnin. Unë pranova ta bëj këtë shërbim.”

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza , SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibej, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Ndërkohë dyshohen për vrasjen e Andi Zylyfit dhe Kevi Bahos. Këto ngjarje po hetoheshin nga prokuroria e Elbasanit, por kjo e fundit shpalli moskompetencën pasi gjeti elemente se Çela e Dumani kane vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ia kaloi dosjen SPAK.

Ndërkohë Nuredin Dumani akuzohet se ka marrë porosi edhe nga jashtë vendit për vrasje të bujshme në Shqipëri. Pas arrestimit të Dumanit një grup hetuesish belg mbërritën në vendin tonë për të kërkuar informacione në SPAK dhe në Prokurorinë e Elbasanit, ku dyshohet se është përfshirë Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani ra pre e një atentati në afërsi të Peqinit teksa ishte nisur të ekzekutonte një biznesmen. Ai mbeti i plagosur dhe u arrestua pas disa orësh në Fier, ndërsa tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbardhur krimet ku është i përfshirë dhe rolet e personazheve të ndryshëm të botës së krimit./ BW/

/b.h

Next Post
Deputeti kapet duke shikuar filma pornografikë në telefonin celular gjatë seancës në parlament. Një ministre femër, pranë

Deputeti kapet duke shikuar filma pornografikë në telefonin celular gjatë seancës në parlament. Një ministre femër, pranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In