• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bota bën parashikime jo të mira për shtëpitë në bregdet dhe makinat

by Java News
03/01/2019 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur mbyllet një vit, gjithmonë pyesim: Si do të jetë jeta, qyteti im, planeti kur unë të jem plak, ose të mos jem më në këtë jetë?

 

E vërteta është që planeti po ndryshon vazhdimisht. Pavarësisht nëse e vëmë re këtë apo jo, transformimet ndodhin përditë.

Parashikime bëhen shumë, por ato që duken si më të provuarat shkencërisht janë dy: Niveli i ujit dhe makinat elektrike.

Qytetet bregdetare do zhvendosen

Në 800 vitet e fundit, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Por situata nuk ka qenë kurrë më e rëndë se në dekadat e fundit.

Studiuesit kanë parashikuar një rritje shumë të shpejtë të nivelit të detrave, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole.

Studimet e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 50 deri 100 viteve të ardhshme.

Efektet e një rritjeje të tillë, do jenë katastrofike. 44 për qind e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër.Qytetet e vogla bregdetare do shndërrohen në qytete fantazmë.

Makinat elektrike po vijnë shumë shpejt

Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë ​​nuk do të ekzistojnë më.

Norvegjia ka deklaruar se do të ndalojë shitjet e makinave me karburantet fosile deri në vitin 2025, me Holandën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë të njëjtin premtim për vitin 2040.

Gjermania dhe Kina, dy lideret në industrinë e makinave, kanë premtuar ide të ngjashme, pa një vendosur afate kohore. Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë. Ekonomisti i Universitetit të Stenfordit, Toni Seba, thotë se deri në vitin 2030, 95 për qind e udhëtarëve do të përdorin automjete që drejtohen vetë.

Në këtë mënyrë, shërbimet e udhëtimit do të kushtonin sa më pak, duke e zvogëluar barrën për ata që mbështeten tek taksitë dhe transporti publik. (Tema)

Next Post
Moti i keq/ Akull dhe borë në gjithë vendin, ja rrugët e rrezikshme

Moti i keq/ Akull dhe borë në gjithë vendin, ja rrugët e rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In