– Prej De Radës tek akademikët Françesko Altimari dhe Matteo Mandala
Nga Luan Rama
Në historinë e kombeve evropiane, rrallë gjendet një dëshmi kaq e gjallë, kaq e qëndrueshme dhe kaq e vetëdijshme për rrënjët e saj sa bota arbëreshe.
E lindur nga dhimbja e mërgimit dhe e formësuar nga forca e kujtesës, ajo përbën një testament kulturor.
Në teoritë moderne, identiteti nuk shihet më si esencë e pandryshueshme. Ai është ndërtim historik.
Benedikt Anderson (1936-2015), e përkufizon kombin si “komunitet të imagjinuar”. (“Imagined Communities”, 1993, është libri i tij më i njohur).
Kjo nuk do të thotë imagjinar në kuptimin e rremë, por i ndërtuar përmes gjuhës, narrativës dhe simbolikës së përbashkët.
Arbëreshët ndërtuan pikërisht këtë. Ata nuk kishin shtet, por kishin tekst. Nuk kishin ushtri, por kishin kujtesë. Nuk kishin territor sovran, por kishin gjuhë.
Historia e arbëreshëve është dëshmi se identiteti nuk është një strukturë statike, por një proces dinamik i ruajtjes dhe i përtëritjes.
Bota arbëreshe është një rast unik i ruajtjes së identitetit gjuhësor dhe kulturor jashtë territorit etnik. Migrimet e shekullit XV drejt Italisë së Jugut formuan komunitete që ruajtën gjuhën shqipe, ritin bizantin dhe kujtesën historike për më shumë se pesë shekuj.
Në lëmin e studimeve filologjike dhe albanologjike, arbëreshët janë një arkiv gjuhësor i veçantë, ku ruhet shqipja e hershme dhe zhvillimet dialektore jashtë trungut ballkanik.
E gjithë jeta arbëreshe në rrjedhë të shekujve na mëson se identiteti nuk mbijeton vetëm përmes kujtesës, por përmes studimit, dokumentimit dhe dashurisë për gjuhën dhe kulturën.
Pikërisht këtu qëndron merita e punës së profesorëve Françesko Altimari dhe Matteo Mandala. Ata kanë ndërtuar ura komunikimi midis traditës dhe studimeve bashkëkohëse në hapsirën shqiptare e më përtej saj, edhe në hapsirën kulturore europiane.
Në këtë kontekst, kontributi i profesor Matteo Mandala në studimet filologjike dhe historike, ka shpërfaqur dhe argumentuar rrënjët e thella humaniste të traditës arbëreshe.
Ndërsa profesor Françesko Altimari ka theksuar dimensionin gjuhësor dhe kulturor si element kyç të vetëdijes identitare.
Ata kanë dëshmuar se kultura arbëreshe nuk është periferi, por pjesë organike e mozaikut kulturor evropian.
Migrimet e shqiptarëve drejt Italisë jugore në shekujt XV–XVI, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), krijuan një diasporë historike që ruajti gjuhën, ritin bizantin dhe kujtesën e prejardhjes. Qendra të njohura si Piana degli Albanesi dhe San Demetrio Corone janë dëshmi të vazhdimësisë pesëshekullore.
Gjuha arbëreshe, me tingëllimën e saj arkaike dhe me strukturat që ruajnë trajta të shqipes së hershme, përbën një monument të gjallë të historisë sonë gjuhësore. Liturgjia bizantine, e ruajtur me solemnitet në kishat arbëreshe, dëshmon për një trashëgimi shpirtërore që ndërthur Lindjen dhe Perëndimin, duke e vendosur identitetin shqiptar në një dialog të natyrshëm me qytetërimin evropian.
Struktura fonetike, morfologjike dhe leksikore e arbërishtes dëshmon për një stad të hershëm të zhvillimit të gjuhës shqipe, të konservuar jashtë trungut ballkanik. Kjo e bën botën arbëreshe jo thjesht një komunitet kulturor, por një laborator historik të gjallë për studimet gjuhësore.
Sipas Prof. Eqrem Çabejt, letërsia dhe gjuha arbëreshe përfaqësojnë “një degë të pandarë të trungut kulturor shqiptar”, duke ruajtur tipare arkaike të shqipes dhe vetëdije historike të hershme.¹ Ndërsa Prof. Androkli Kostallari shton se trashëgimia arbëreshe ofron dëshmi të rëndësishme për fazat para-standarde të shqipes.²
Në shekullin XIX, identiteti arbëresh merr dimension të ri me Jeronim De Radën.
Në veprën “Këngët e Milosaos” ai ndërton një mit poetik të Arbërisë.
Letërsia shndërrohet në instrument kombformues.
De Rada nuk ruan vetëm traditën, ai e riformulon atë.
Ai e vendos çështjen shqiptare në horizontin romantik evropian.
Pra, arbëreshët nuk janë periferi, por pjesë e lëvizjes kulturore evropiane.
“Këngët e Milosaos” janë jo vetëm poezi, por edhe akt identitar, ku gjuha arbëreshe merr një status simbolik historik dhe kombëtar.
Sipas Prof. Dhimitër Shuteriqit, De Rada ishte pararendës shpirtëror i Rilindjes Kombëtare, duke përdorur letërsinë si mjet për artikulimin e identitetit kombëtar.⁴
Ndërsa akademik Shaban Sinani, thekson se arbëreshët krijuan një model unik ruajtjeje të kujtesës historike dhe kulturës shqiptare.
Në periudhën bashkëkohore, studimet mbi botën arbëreshe janë thelluar dhe konsoliduar përmes metodologjive moderne historike, filologjike dhe antropologjike, prej punës plot pasion e përkushtim të akademikëve Matteo Mandala dhe Françesko Altimari.
Prof. Mandala sjell një kthesë metodologjike. Ai e zhvendos studimin nga romantizmi drejt analizës kritike historike, duke e vendosur identitetin arbëresh në dialog me teoritë moderne të nacionalizmit, duke e lidhur atë me konceptin e “komuniteteve të imagjinuara” të Benedikt Anderson, siç e përmenda më herët në krye të këtyre rradhëve.
Sipas kësaj qasjeje, identiteti nuk është thjesht trashëgimi, por ndërtim historik përmes kujtesës, tekstit dhe institucionit kulturor.
Prof. Mandala ka argumentuar se humanizmi arbëresh ishte pjesë aktive e qarkullimit të ideve në Mesdheun e Rilindjes, duke e larguar kulturën arbëreshe nga margjinaliteti folklorik dhe duke e vendosur në qendër të historisë intelektuale evropiane.
Prof. Mandala argumenton se kultura arbëreshe ka qenë aktore në historinë e ideve evropiane. Ai nuk mbron thjesht një trashëgimi; ai e integron atë në hartën intelektuale të Evropës.
Prof. Françesko Altimari nga ana tjetër, ka dokumentuar me rigorozitet shkencor strukturën dhe zhvillimin e varieteteve të arbërishtes, duke e quajtur atë një “arkiv të gjallë” të kujtesës komunitare. Kontributi i tij në institucionalizimin e studimeve shqiptare në universitetet italiane ka krijuar ura të qëndrueshme akademike midis Italisë dhe hapësirës shqiptare.
Prof. Altimari argumenton se ruajtja shkencore e gjuhës është përgjegjësi morale ndaj historisë.
Të dy studiuesit tanë të nderuar e kanë trajtuar botën arbëreshe jo si nostalgji të së kaluarës, por si realitet dinamik që ndërton identitet në dialog me Evropën bashkëkohore.
Ndërkaq, ata janë jo vetëm studiues, por edhe organizatorë të jetës shkencore; nxitës konferencash ndërkombëtare, botues veprash akademike, udhëheqës brezash të rinj studiuesish.
Ata kanë formuar një shkollë mendimi, ku albanologjia trajtohet me standarde të larta ndërkombëtare dhe me ndjeshmëri të thellë kulturore dhe atdhetare.
Në këtë kuptim, roli i tyre tejkalon kufijtë e studimit të ngushtë disiplinor; ai shndërrohet në një mision për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit kulturor arbëresh, përkatësisht edhe shqiptar në hapsirën kulturore europiane.
Falë punës së tyre, bota arbëreshe është konceptuar si pjesë integrale e hapësirës kulturore evropiane. Ata kanë dëshmuar se identiteti shqiptar nuk është i izoluar, por historikisht i ndërthurur me zhvillimet politike, fetare dhe intelektuale të kontinentit.
Arbëreshët, në analizat e tyre, shfaqen si shembull i harmonisë midis integrimit dhe ruajtjes së autenticitetit, një model që i flet Evropës së sotme.
Vlerësimi i rolit të tyre nuk mund të jetë i plotë pa u parë edhe në dimensionin etik. Përkushtimi i tyre ndaj së vërtetës shkencore, disiplina metodologjike dhe respekti për burimin historik përbëjnë një model të lartë të akademizmit bashkëkohor.
Ata kanë dëshmuar se studimi i kulturës nuk është vetëm analizë tekstesh, por akt përgjegjësie ndaj kujtesës kombëtare.
Prandaj, kur flasim për botën arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane, nuk mund të mos theksojmë se një pjesë e kësaj dëshmie është bërë e dukshme falë punës së tyre të palodhur.
Nëpërmjet kërkimeve, botimeve dhe veprimtarisë akademike, profesor Mandala dhe profesor Altimari kanë kontribuar në konsolidimin e albanologjisë si disiplinë e respektuar në universitetet evropiane dhe në ndërgjegjësimin e vetë shqiptarëve për pasurinë e trashëgimisë së tyre.
Sot, Evropa përballet me sfida të pluralizmit kulturor, migracionit dhe integrimit.
Në këtë kontekst, modeli arbëresh ofron një paradigmë harmonike të integrimit pa asimilim.
Falë profesorëve Mandala dhe Altimari, bota arbëreshe është integruar në diskursin akademik evropian, albanologjia trajtohet me standarde ndërkombëtare, trashëgimia arbëreshe shihet si pjesë e historisë intelektuale të Evropës.
Ata nuk janë vetëm studiues të së kaluarës; janë ndërmjetës kulturorë të së tashmes.
Arbëreshët kanë arritur të integrohen në shtetin italian duke ruajtur gjuhën, ritin dhe kujtesën historike, një model harmonik midis integrimit dhe autenticitetit.
Bota arbëreshe është dëshmi se identiteti nuk është strukturë statike, por proces dinamik i ruajtjes dhe i përtëritjes. Ajo na provon se identiteti mund të mbijetojë pa territor, por jo pa kujtesë.
Në këtë kuptim, nga De Rada tek Mandala e Altimari, rrëfimi arbëresh përbën një vijimësi të vetëdijes kulturore shqiptare: nga poezia romantike tek analiza kritike bashkëkohore; nga kujtesa e mërgimit tek institucionalizimi akademik.
Në një kohë kur globalizimi rrezikon të zbehë dallimet kulturore, shembulli arbëresh dëshmon se ruajtja e identitetit nuk është izolim, por akt qytetërimi. Prandaj, bota arbëreshe mbetet jo vetëm kujtesë e së kaluarës, por edhe projekt i gjallë kulturor për të ardhmen.
z