Bosnje-Hercegovina u përfshi sot nga reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit, ku ndërprerja e saj pritet vetëm pasdite.
Ndërkohë në ultësirën e vendit ballkanik bie shi i rrëmbyer. Pasdite pritet edhe ndërprerja graduale e reshjeve.
Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme deri në 10 gradë Celsius.
Kryeqyteti i vendit, Sarajeva, prej sot në mëngjes është përfshirë nga reshjet e dëborës.