• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bosnja në prag të një lufte të re mes serbëve dhe boshnjakëve

by A R
13/12/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bosnja dhe Hercegovina është futur në një krizë të thellë dhe të rrezikshme e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe mund ta çojë vendin drejt konflikteve të reja, vlerësojnë shumica e mediumeve boshnjake, pas vendimit të autoriteteve në Republika Srpska për ndërprerje të bashkëpunimit me Gjykatën dhe Prokurorinë qendrore dhe Agjencinë Shtetërore për hetime dhe mbrojtje (SIPA). Kriza gjendet në ballinat e të gjitha gazetave ditore në Bosnjë, pa marrë parasysh se cilit entitet i takojnë.

Gazeta “Avaz” shkruan se, bëhet fjalë për përshkallëzim të përplasjeve në lidhjet Sarajevë-Banja Llukë (kryeqytet i Republika Srpskas), që zgjat tani disa muaj.

Gazeta “Oslloboxhenje”, citon deklaratën e presidentit të RS, Millorad Dodik, sipas të cilit të enjten për pak nuk ka ndodhur konflikt i armatosur mes pjesëtarëve të SIPA-s dhe policëve lokalë serbë, në qytezën Bosanski Novi, gjatë aksionit për arrestim të pesë serbëve të Bosnjës që dyshohen për krime lufte.

Sipas gazetës “Avaz”, këto deklarata të Dodikit, rikujtojnë ndarjet brenda MPB-së boshnjake në vitin 1992, që i paraprinë luftës së përgjakshme në Bosnjë, por janë të ngjashme edhe me “balvan-revolucionin” përmes të cilit paramilitari Milan Martiç, filloi kryengritjen serbe në Kroaci.

Qëndrim të ngjashëm kanë edhe disa politikanë, në mesin e të cilëve është edhe anëtari i Kryesisë së Bosnjës, Bakir Izetbegoviç. Ai gjatë vizitës zyrtare në Ankara të enjten, shprehi shqetësim se, ky zhvillim i ngjarjeve në Bosnje mund të rrezikojë paqen.

Në analizat e para lidhur me vendimin e Milorad Dodikit për të ashpërsuar deri në fund raportet dhe lidhur me kërcënimet e tij me konflikte të armatosura, thuhet se, në prapavijë të kësaj mund të jetë tentimi i kryetarit të RS-së për të mbrojtur pushtetin e vetë për shkak të përndjekjeve të mundshme për krim.

Këtë qëndrim posaçërisht e shprehin partitë opozitare serbe. Ato nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të RS-së, ku janë miratuar konklulzat për ndërprerje të bashkëpunimit me policinë dhe prokurorinë shtetërore.

“Jam i bindur se këto konklaza janë të motivuara ekskluzivisht me faktin se shumë afera të mëdha korruptive janë në prag të ndriçimit”,- ka deklaruar ministri për Çështje Sigurie në qeverinë qendrore, Dragan Mektiç, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Serbe, e cila në nivel të Republika Srpskës gjendet në opozitë.

 

Next Post

Fitim marramendës i trafikantëve prej trafikur klandestin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In