• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bosnja e ekstradon në SHBA të dyshuarin e ISIS-it, lindur në Kosovë

by Java News
31/10/2017 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e Bosnjë dhe Hercegovinës kanë bërë të ditur që kanë ekstraduar për në SHBA të dyshuarin për terrorizëm, personin me emrin Mirsad Kandiç, i lindur në Kosovë më 1981.

Autoritetet boshnjake e ekstraduan Kandiçin në SHBA pasi ai kishte qenë në listën e kërkuar të Uashingtonit për tre vjet, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizatat terroriste si ISIS.Kosovari u dëbua me një aeroplan të posaçëm të dërguar nga qeveria amerikane.

“Stafi i Zyrës së Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, së bashku me agjencitë partnere, siguruan ndihmën dhe bashkëpunimin e nevojshëm. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ne nuk mund të japim më shumë informata dhe detaje”, ka thënë zyra e prokurorisë në një komunikatë për shtyp, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton gazetametro.net.

Kandiç u lind në vitin 1981 në Kosovë dhe që nga janari i këtij viti ai është fshehur në rrethin e Grbavicës në Sarajevë. Ai u arrestua në fillim të korrikut.Një urdhër emergjent i Interpolit për arrestimin e Kandic u lëshua në vitin 2016, edhe pse gjyqësori amerikan e ka kërkuar atë që nga viti 2014 për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizata terroriste.

Ai dyshohet se ka ndihmuar një 18 vjeçar australian, Jake Bilardi, i cili u bë i njohur si Abu Abdullah al-Australi, për të arritur territorin e kontrolluar nga ISIS.Australiani vdiq në mars të vitit 2015 në një sulm vetëvrasës me bombë në Ramada në Irak, përgatiti Telegraf. (b.an)

Next Post
Champions/ Roma mposht Chelsea-n, Higuain nderon Juven (kualifikohen 4 ekipe)

Champions/ Roma mposht Chelsea-n, Higuain nderon Juven (kualifikohen 4 ekipe)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In