• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bosnja i bindet Erdoganit, anullon vlerësimin e shkrimtarit turk Orhan Pamuk

by Java News
26/02/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari Orhan Pamuk, laureat i Nobelit, i cili është një kritik i zëshëm i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, u propozua për t’u nderuar për shkrimin e skenarit për luftën në Bosnjë.

Por qyteti i Sarajevës ka braktisur planet për ta bërë Orhan Pamuk-un një “qytetar nderi” të kryeqytetit të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa kritikët thonë se kjo u bë nga frika e ofendimit të Turqisë.

Pamuk ishte nominuar për t’u nderuar nga botuesi dhe libraria vendore Buybook, e cila sugjeroi që laureati i Nobelit të bëhej “qytetar nderi i Sarajevës” ndërsa po planifikonte të vizitonte qytetin këtë pranverë duke punuar në skenarin për Bosnjën gjatë luftës.

Sipas drejtorit të Buybook, Damir Uzunoviq, ndërsa komisioni i këshillit fillimisht votoi shtatë me zero për ta bërë autorin turk një qytetar nderi, një votim i dytë e kishte refuzuar kandidaturën e Pamuk duke votuar, katër me tre.

“Shpjegimi i komisionit të këshillit ishte se Orhan Pamuk nuk bëri asgjë ose pothuajse asgjë për qytetin e Sarajevës. Disa anëtarë nga partia qeverisëse vlerësuan se dekorimi i zotit Pamuk mund të shkaktojë zemërimin e qeverisë aktuale të Turqisë. Ata shfrytëzuan këtë mundësi për të dërguar një mesazh te Pamuk … se ai nuk është i mirëpritur në Sarajevë”, tha Uzunoviq.

“Ne kemi deklaruar se Orhan Pamuk është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë dhe se asnjë nga laureatët aktualë të Nobelit kurrë nuk ka ardhur në Sarajevë. Pamuk është shkrimtari më i lexuar dhe më i famshëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe si botues i tij ekskluziv për BeH, ne e kemi ftuar Pamukun të vizitojë disa herë Sarajevën”.

Pamuk është një figurë e diskutueshme në Turqi, ku ai është përballur me burg për “fyerjen e gjërave turke”. Sipas Agencisë Franceze të Lajmeve, e cila për herë të parë raportoi për vendimin, Bakir Izetbegoviq, i cili kryeson partinë në pushtet të SDA, është i afërt me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Samir Fazliq i partisë opozitare ‘Nasha Stranka’ i tha AFP-së se rezultati i dytë i votimit ishte për shkak të “kundërshtimit të politikës së presidentit turk Erdogan” nga Pamuk dhe “frikës….nga Erdogani”.

Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Sarajevës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Ndryshimi i mendimit për Pamuk u kritikua gjithashtu nga Partia Social Demokratike (SDP) e opozitës në Bosnjë-Hercegovinë. “Këta zotërinj në pushtet u zgjodhën të ishin etërit e qytetit të Sarajevës, por ata sillen si foshnje të një fshati të vogël të Erdoganit”, tha zëdhënësi Malik Garibi.

“Unë jam i sigurt se Turqia është vendi ynë miqësor dhe se turqit janë një popull miqësor për ne, kështu që unë jam i sigurt se edhe ata do të zbrapsen nga gjeste të tilla, ashtu si do të bënte çdo mik i mirë. Një mik do të na ngriste dhe nuk do të lejonte që ne të gjunjëzohemi para tij”, tha Garibi.

“Shpresoj që Orhan Pamuk të bëhet qytetar nderi i qytetit tonë. Librat e mëdha që ai ka shkruar e bëjnë atë një nga turqit më të famshëm dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj në histori dhe ne do të nderohemi që ta kemi atë si bashkëqytetar.

Këto trazira politike janë të përkohshme dhe me siguri do të kalojnë, por shkrime të tilla mahnitëse do të vazhdojnë të ekzistojnë shumë kohë pasi të gjitha këto projekte politike janë harruar. Të dyja, shkrimet e Sarajevës dhe Orhan Pamuk janë pjesë të mrekullueshme të historisë njerëzore dhe sigurisht se do të qëndrojnë atje së bashku, ndryshe nga autoritetet aktuale të qytetit dhe vendimet e tyre të turpshme”.

Ai shtoi se SDP do të kërkonte që çështja “të zgjidhet” nga këshilli i qytetit”, por kam frikë se tashmë është tepër vonë dhe se qyteti është tashmë i turpëruar, dëmi i reputacionit të Sarajevës është bërë sapo lajmi i tillë mori dhenë”. “The Guardian”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Deputetet në hall të madh, Kodi i Etikës s’i lejon më të ndjekin modën e të zbulojnë…

Deputetet në hall të madh, Kodi i Etikës s'i lejon më të ndjekin modën e të zbulojnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com