• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bosi shqiptar i kokainës pritet të ekstradohet drejt Spanjës/ Lidhja me ish-shefin e shërbimit sekret kroat dhe frika për dekonspirim

by Java News
19/02/2022 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkim Osmani, bosi i dyshuar i bandës mafioze të drogës  që u shkatërrua nga operacioni masiv i Europol më 15 shkurt, pritet të ekstradohet në Spanjë.

55-vjeçari do të dërgohet nga Kroacia, vendi ku u arrestua drejt Majorkës javën e ardhshme, shkruajnë mediet e huaja.

Osmani u arrestua në hotelin e tij BO Palazzo në Porec në kuadër të operacionit policor, i cili u krye njëkohësisht në vende të ndryshme në Europë.

Shqiptari nga Kosova, baza e të cilit është rezidenca e tij prej pesë milionë eurosh në Camp de Mar në një nga zonat më ekskluzive të Andratx, ishte në hotelin e tij në veri të Kroacisë .

Hetuesit spanjollë shkuan drejt Kroacisë, ndërsa bashkëpunuan me autoritetet atje për arrestimin e 55-vjeçarit, pasi ekzistonte frika se një dekonspirim mund të kishte prishur të gjithë operacionin. Osmani thuhet se ka kontakte në të gjithë Kroacinë dhe ka nën kontroll një ish-shef të shërbimit sekret kroat si dhe agjentë aktualë.

Bosi i mafies  nuk bëri rezistencë ndaj arrestimit. Megjithatë, ai po mbahet në një burg të sigurisë maksimale, në pritje të transferimit në Majorkë.

Hetuesit thonë se është vendimtare që ai të sillet në Majorkë. Nëse ai do të qëndronte në Evropën Lindore, ai mund të merrte “trajtim preferencial”.

g.kosovari

Next Post
Të paktë 9 viktima, mbi 1 mln shtëpi në errësirë nga stuhia vdekjeprurëse që goditi Britaninë

Të paktë 9 viktima, mbi 1 mln shtëpi në errësirë nga stuhia vdekjeprurëse që goditi Britaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com