• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bosi i madh i jugut” mbyti fushat e Lushnjes, a e ka me Kokëdhimën Erjon Braçe?

by A R
26/04/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste për zonën e Divjakës në qarkun Fier Erjon Braçe, ka sulmuar publikisht deputetin Koço Kokëdhima, të cilin e quan “bosi i madh i Jugut, me shtëpi në Fier”.

Reagimi i Braçes vjen pas shirave të rrëmbyeshëm të një dite më parë në zonën e tij elektorale, dhe mënyrën se si u përballua situata nga hidrovoret.

Gjithçka sipas tij u menaxhua mirë por diçka e papëlqyeshme ka ndodhur.

“Po çfarë të shihja sot në mëngjes;

Kanalet në atë që quhet Dega e Krutjes ishin sërish plot me ujë.

E dini pse?

Sepse bosi i Madh i Bordit të Jugut, që e ka shtëpinë në Fier, kishte urdhëruar dje të vadisë Lushnja, tamam kjo degë, duke lëshuar ujë nga rezervuari I Thanës.

Vaditje në shi, madje në rrebesh, madje madje në disa zona edhe nën breshër!!

Ja keta jane!!

Ka edhe më;

Për shkak se vaditja po transferohet ende si funksion i pushtetit vendor, për shkak se drejtoria e ketij Bosit te madh të Jugut, nuk ka mbaruar ende ca tendera, portat që shërbejnë për të menaxhuar vaditjen, nuk janë ende funksionale.

Do te thote qe; uji që lëshuan dje me urdhër nga rezervuari i Thanës, shkoi nëpër kanale kulluese, e nuk shërbeu kund për vaditje.

Ndërkohe shiu, i mbushi dje kanalet plot aq sa ne ndezëm hidrovorët për të tërhequr ujrat nga kanalet!!

Tani me thone se; “vaditja me kanale e ujë rezervuari, posaçërisht kur bie ujë nga qielli, qenka shpikja e menaxherit të Bujqësisë së Lushnjës”

Ja këta janë, e këtë dinë të bëjnë!!”, shkruan Braçe.

Next Post

Dënimi i dyfishtë për Shkëlqim Hajdarin, prokurorin e 21 janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com