• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bosi i drogës së Koplikut që u arrestua në Mal të Zi, kandidat i LSI për Këshillin Bashkiak

by Java News
20/12/2017 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Malit të Zi ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës, ku në pranga përfunduan 11 persona, mes së cilëve një 28-vjeçar nga Malësia e Madhe. Gjatë operacionit “Trick”, bëhet e ditur se është vënë në pranga Ndue Pepaj, ndërsa 10 personat e tjerë janë shtetas të Malit të Zi. 28-vjeçari njihet në zonën e Malësisë së Madhe si biznesmen pasi është pronar i një restorant luksoz me emrin “Kavaliero” në zonën e Bajzës.

Përveç kësaj, Pepaj është dhe i angazhuar në politikë pasi rezulton si kandidat për anëtar të Këshillit Bashkiak në Malësinë e Madhe si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Policia shqiptare bën të ditur se hetimet për këtë rast janë kryer në bashkëpunim të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani, ku gjatë hetimeve, këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.

Konkretisht, përveç 11 personave të arrestuar, është sekuestruar një sasi prej 928 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1.7 kg heroinë si dhe 3 kg përzierës heroine. Policia shqiptare nuk jep më shumë detaje në lidhje me këtë aktivitet kriminal pasi hetimet janë ende në vijim.

Pepaj akuzohet nga drejtësia e Malit të Zi si kreu i grupit kriminal të strukturuar, që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Malin e Zi. Hetimet kanë nisur që prej një viti, ndërsa 28- vjeçari nga Malësia e Madhe është vënë në pranga ditën e diel.

Kurse të hënën u arrestuan tre shqiptarët e tjerë nga Tuzi, Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça.

Përveç drogës, Policia, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve, ka sekuestruar dhe automjete luksoze si dhe një armë zjarri, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës, ndërsa do i nënshtrohet aktit të ekspertizës pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjeve në Mal të Zi. /panorama

NduePepaj

 

 

 

Next Post
Revista suedeze: Shqipëria, vendi më i mirë i vitit 2018!

Revista suedeze: Shqipëria, vendi më i mirë i vitit 2018!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com