• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën!

by E S
06/09/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të parën intervistë televizive, pas kthimit nga Kina, ku përkrah Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin, Aleksandër Vuçic është rikthyer të flasë me shqetësim për aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Sipas tij “armiku” i përbashkët i këtij boshti ushtarak është Serbia dhe lidhja e aleancave të tilla në Ballkan për Vuçiç nuk është gjë e lehtë për Beogradin, pasi siç ai nënvizoi “kemi përvoja negative nga vitet 90’”.

“Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve. Ne duhet të reagojmë me durim, me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona në botë. Ata kanë një sfond të fortë në NATO, dhe do ta kenë atë edhe në këtë aleancë tjetër. Ata presin që Bullgaria t’u bashkohet atyre. Dhe ne nuk duhet të jemi të verbër, aleanca të ngjashme u bënë në të njëjtën mënyrë para luftës së madhe. Të njëjtit u mblodhën kundër nesh, dhe ishin më të suksesshëm dhe më të fortë. Ata kishin mbështetje më të fortë nga jashtë, ishin më të mençur dhe në fund fituan, sepse për ta është një fitore kur i dëbojnë serbët nga vatra në Krajinë, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm sepse Serbia shihet si një faktor që nuk dëshiron t’u shërbejë interesave të tyre”, tha Vuçic në intervistën për televizionin Pink.

Më tej, Presidenti serb tha se Sllovenia të premten zbuloi pa mëdyshje se po formohen boshte kundër Serbisë për shkak të situatës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për qëllimet e dikujt, sepse ata nuk e bënë këtë për të ngrënë karkaleca deti, por për të punuar drejtpërdrejt kundër interesave të popullit serb”, theksoi Vuçiç.

Më tej, Vuçic foli për vizitën e tij në Kinë duke nënvizuar se atje me nivelin e armatimeve në paradë, pa atë se çfarë e pret botën në të ardhmen.

“Ajo që pashë në Kinë është se të gjithë po përgatiten për diçka në të ardhmen. Dhe e shihni se në të gjitha vendet evropiane, ata armatosen në maksimum. Edhe këtu në rajon”, shtoi ai.

Vuçiç gjithashtu paralajmëroi se njerëzit në paradën e madhe ushtarake që do të mbahet në Beograd më 20 shtator do të shohin një ndryshim të madh të forcave serbe krahasuar me të kaluarën.

“E pyeta Tiosav Janković-in, komandantin legjendar që tani është në krye të Ushtrisë Serbe. Ai mori pjesë në rrëzimin e avionit të aleancës së NATO-s. E pyeta nëse do t’i kishim shkaktuar më shumë dëme paktit të NATO-s nëse do të kishim atë që kemi tani. Ai heshti për një minutë, pastaj tha: ‘Shumë, shumë, shumë më tepër’. Aq shumë saqë ne jemi një pengesë e fortë, dhe për këtë arsye askush nuk mund të na sulmojë. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë, por nuk duam luftëra dhe konflikte. Por është e qartë se dikush po bën aleanca ushtarake kundër nesh”, deklaroi Vuçiç.

Next Post
Zëvendës-Presidenti J.D. Vance dhe Evropianët

Samiti i Tianjin: Kur Lindja bashkohet për të ndryshuar botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com